Lajme
Shqiptarja e famshme nga Muzeu Historik Gjerman
Takim emocional pas 12 vitesh

Fotoja e saj e bërë në vitin 1999, në një kamp refugjatësh në veri të Maqedonisë, tashmë është bërë e famshme. Sot, kjo foto qëndron në Muzeun historik gjerman, si simbol i vuajtjeve kosovare gjatë luftës.
Tani, dymbëdhjetë vite më vonë, gazeta gjermane „Bild“, përpsëri e ka gjetur vajzën dhe në vijim përshkruhet historia e saj e pabesueshme. „Bild“ e takon Kumrijen në tregun e qytezës në Ulpianë dhe ndodhë mrrekullia! Vajza e atëhershme 18-vjeçare nga kampi i refugjatëve, tashmë është 31-vjeçare dhe gjithnjë e bukur. „Urdhëroni, dëshiroj t`ua tregoj familjen dhe shtëpinë time. Që atëherë, shumëçka ka ndryshuar“, i fton Kumrija gazetarët
Historia e Kumrijes fillon në janar të vitit 1999
Trupat serbe kishin ardhur nga veriu i Kosovës, duke sulmuar fshatra, shtëpi dhe familje. Ushtarët kishin shtënë mbi burrat, dhunuar gratë, bile edhe ksihin vrarë fëmijë.
Është një luftë në mes të serbëve dhe shqiptarëve – Lufta e Kosovës!
„Kishim frikë të tmerrshme! Motra ime me tre miqtë e saj kishte ndërmarrë një përpjekje për tu arratisur, në kufirin e Maqedonisë. Gjatë kësaj, vritet vozitësi, ndërsa ajo kthehet në shtëpi vetëm duke i falënderuar fatit“.
Përderisa serbët afroheshin gjithnjë e më shumë, babai i Kumrijes vendosë: Të gjithë duhet të ikin.
Kumrija, e ëma e saj Mevlydja, dy motrat, i vëllai, me bashkëshorten shtatëzanë dhe tre fëmijët e tyre, ndër të cilët më i riu vetëm një vit e gjysmë.
Për momentin, vetëm babai mbetet për të mbrojtur shtëpinë.
„Ne kishim aq frikë, në mëngjes nuk e dinim nëse do të jemi të gjallë deri në mbrëmje. Gjthkah serbët futeshin nëpër fshatra“.
Edhe stacioni i trenit në Ulpianë ishte i kontrolluar.
Nën mbrojtjen e territ, Kumrija me familjen e saj arratisen në fshatrin fqinj, duke hipur në një tren.
Qëllimi: kufiri me Maqedoninë
„Treni ishte i mbushur përplot. Me orë të tëra ishim të detyruar të qëndronim në majë të gishtërinjve dhe të mbështetur nëpër dritaret e trenit. Gjithnjë e më tepër refugjatë hipnin në tren. Fëmijët qanin. Ishte një golgotë e vërtetë“.
Në kufi na pristë një befasi: Ushtarë dhe policë të armatosur me dhunë na detyronin të qëndronim në stacion.
„Mendova, tani gjithçka mori fund. Tre orë të tëra na lanë të qëndronim në shi, në një të ftohtë të madh. Më pas, përsëri pritje. Në fund, mbeta e vetmuar, me familjen mund të shihesha vetëm përmes barrierës“.
Vetëm pas pesë orë pritjeje, ushtarët e lejuan edhe Kumrijen të kalojë lufirin. Ishte 21 prilli i vitit 1999.
Autobusët i dërgonin refugjatët për në Stenkovec, në një kamp refugjatësh vetëm pak kilometra larg kufirit.
„Nën ethe të mëdha dhe të lagur, u dërguam në kamp, në një tendë për 60 persona me shtretër të hollë në beton. Por, këtu më në fund ishim të sigurtë, larg nga lufta dhe vrasjet. Ishim si të vdekur dhe fjetëm përnjëherë“.
Në këtë kamp, Kumrija i kalon disa javë, në mesin e mijëra kosovarëve të tjerë, të zhvendosur si ajo.
„Nuk kisha asgjë me vete, përpos rrobeve të mia. Këpucët më ishin grisur tërësisht. Për fat të mirë, motra ime nga Gjermania na solli rrobe dhe ndihma tjera. Kjo më dha shpresë se gjithë ky mjerim mori fund“.
Gjatë këtyre javëve, ajo e takon fotografin Daniel Biskup. Ai ia bëri foton me të cilën Kumrijen e bëri të famshme.
Biskup: „Kumrija qëndronte në barrierën e kampit, priste ndonjë lajm nga babai i saj. Pyeste ata të cilët vinin për herë të parë në kamp, po që se kishin dëgjuar ndonjë gjë. Dukej aq e dëshpëruar“.
Në qershor të vitit 1999 një avion gjerman ushtarak, e sjellë Kumrijen me familjen e saj për në Gjermani.
Ata strehohen në Essen tek të afërmit e tyre. „Gjermania na ka ndihmuar aq shumë. Këtë mikpritje asnjëherë nuk do t`ua harroj. U jemi shumë falënderues gjermanëve se çka kanë bërë për ne“.
Kumrija mëson pak gjermanisht, i ndihmon të afërmit në mirëmbajtje të shtëpisë.
Nga Gjermani e pasur, ajo nuk merr shumë. Kryesorja për Kumrijen: të mos ketë luftë! Fati i babait në Kosovën e largët, nuk e lë të qetë familjen.
Në vjeshtë, nëna Mevlydja udhëton për në Kosovë.
Në janar të vitit 2000 udhëtojnë edhe Kumrija me anëtarët e tjerë. „Ajo që gjetëm atje ishin shtëpi të djegura, rrugë dhe shkolla të shkatërruara, linja të prera elektrike. Rrymë kishte vetëm nga një orë në ditë. E tëra kjo gjatë dimrit të acarrshëm“.
Fat i madh: Shtëpia e prindërve kishte shpëtuar
Deri sot, edhe më tej Kumrija jeton aty me motrat e saj, duke u përkujdesur për nënë e saj të sëmurë.
Para pak kohësh, babai kishte ndërruar jetë.
Përkujdesja ndaj familjes kishte ndikuar që ajo të shndërrohet në një myslimane të devotshme. Ajo mban një shami, falet dhe i lutet Allahut çdo ditë.
Vëllezërit dhe motrat nga Gjermania dërgojnë rregullisht të holla për të mbijetuar familja.
Në Kosovë nuk ka edhe aq punë. „Do të punoja me dëshirë si motër medicinale apo përkujdesëse për pleqtë, t`i shpërblej sadopak njerëzit, për atë që e kam marrë nga ata“, përfundon Kumrija.
Edhe përkundër bukurisë së saj dhe të motrës së saj Hyrijes, ato ende janë të pamartuara. „Po e presim princin e ëndrrave“, përgjigjen me buzëqeshje.
E-Diaspora
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi Në rrugët e Nju Jork-ut, sot është zhvilluar parada e përvitshme e komunitetit shqiptar, në rrugët...
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini