E-Diaspora
Shqiptarja bëhet pjesë e “BBC”
Evisa Terziu nga Shqipëria ka nënshkruar kontratë me gjigantin botëror të mediave “BBC”
Një shqiptare ka arritur që të bëhet pjesë e gjigantit botëror ‘BBC’. Është kjo Evisa Terziu nga Shqipëria. Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, shkrimtari Fatmir Terziu, raporton albinfo.ch.
“BBC ka qenë ëndrra e kahershme e imja. Ka qenë po aq sa mbetet ende një synim më vete. Por kur ajo bëhet e prekshme dhe realitet nga fëmijët, duket në një farë mënyre se ëndrra është gjallë, nuk është shuar dhe Zoti e ka paracaktuar atë. Kështu kontrata e vajzës sime për të punuar në Korporatën Britanike të Transmetimeve (BBC), që është një transmetues publik britanik me seli në Broadcasting House në Londër, natyrisht na bën dyfish me krahë të gjithëve. BBC është organizata më e vjetër kombëtare e transmetimit në botë dhe transmetuesi më i madh në botë nga numri i të punësuarve. Ajo punëson gjithsej 20,950 punonjës, 16,672 prej të cilëve janë në transmetim publik. Numri i përgjithshëm i stafit është 35,402 ku përfshihet stafi i kontratës me kohë të pjesshme, ai fleksibël dhe ai i caktuar. Urimet tona më të mira dhe suksese bija jonë Evisa, që bëhesh pjesë e këtij stafi profesional!”, ka shkruar ai në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










