Lajme
Shqiptarja nga SHBA-ja dhuron 100 çanta për fëmijët në nevojë në Pogradec
E reja nga SHBA me rrënjë shqiptare ndihmon fëmijët në nevojë të Pogradecit, ka edhe një mesazh prekës, transmeton albinfo.ch.
Ajo u ka ardhur në ndihmë 100 fëmijëve pogradecarë me familjet në nevojë duke bërë të pajisen me çanta shkolle në prag të vitit të ri arsimor.
Shqiptarët gjithmonë kanë treguar se lidhjet me vendin e origjinës nuk i humbnin kurrë. Qofshin emigrantë, bijë emigrantësh apo prej disa brezash të vendosur në vende të tjera dashurinë për Shqipërinë e kanë në treguar në çdo rast.
Njoftimin e ka shpërndarë në faqen zyrtare bashkia Pogradec, e cila ka postuar gjithashtu përshëndetjen e Sarah dhe arsyen se përse ajo vendosi të marrë këtë iniciativë për të ndihmuar vogëlushët e vegjël. Mesazhi që përcjell 16 vjeçarja shqiptaroamerikane është po aq i ndjerë sa edhe misioni i saj human që e ka realizuar me dashamirës të tjerë në SHBA.
Sarah tregon se verën e kaluar ka vizituar Pogradecin ku ka origjinën gjyshja e saj. Ndërsa dy prindërit i ka nga fshatrat Burimas dhe Zëmblak i Korçës. Në këtë vizitë natyrisht i kanë lënë mbresa bukuritë dhe bujaria pogradecare por edhe familje nëvështirësi ekonomike që i kanë dhënë nxitje se si mund ti ndihmojë sadopak. Ajo ka vendosur ti përgjigjet bujarisë me bujari. ‘Kultura shqiptare ka qenë një pjesë e jetës sime. Sa më të shkolluar të jemi, aq më shumë ndryshime pozitive jemi në gjendje të bëjmë’ ka thënë në mesazhin e saj Sarah Aliolli. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










