Lajme
Shqiptarit në Austri i digjet vetura – dyshon se iu bë për motive politike
Që prej një viti, Ardit Z. ka zgjedhur që në targat e veturës së tij të shënon “WE OEVP1”. Më këtë, ai ka dashur të tregoj simpatinë që e ka për partinë e cila qeverisë Austrinë, partia ÖVP. Por sipas tij, ky mund të jetë motivi që disa persona të panjohur i vënë flakën veturës së tij.
Mëngjesi i së enjtes, për Ardit Z. nga Welsi i Austrisë së Epërme ishte tronditës nga ngjarja që i kishte ndodhur një dite më parë. “Në fillim mendova se ishte një shaka e keqe nga kolegët kur dikush më thirri se vetura ime ishte në flakë. Por, kur më telefonoi policia, e kuptova se bëhet fjalë për diçka serioze. Më duket shumë tronditëse që diçka e tillë po ndodh në Austri”, thotë Arditi për Kronen Zeitung, përcjell albinfo.at.
Dëshmitarët kanë bërë disa video
Vetura e Arditit ishte e parkuar në lagjen Neustadt të Welsit. Sipas dyshimeve të deritashme, personat e panjohur, mendohet se e kishin larë veturën e tij me benzinë apo naftë dhe ishin përpjekur t’i vinin flakën. “Dëshmitarët që kanë kaluar aty pranë, kanë bërë disa video derisa vetura digjej, por ata po ashtu me shishe të ujit kanë arritur edhe ta shuajnë zjarrin si dhe kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë”, thotë ai. Ekipi i zjarrfikëseve menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ata kanë shuar zjarrin, ndërsa policia i ka tashmë të gjitha provat.
Megjithatë, Arditi si pronar i makinës është i bindur se kjo ngjarje mund të këtë motive politike. “Unë nuk jam politikan, por jam anëtar i ÖVP-së”, shpjegon Ardit Z., për targën e veturës së tij, e cila prej rreth një viti shënon inicialet e partisë në pushtet. “Deri më tani nuk kam pasur asnjë problem me këtë. Një herë më kishin ngulur një gozhdë në gomë, por kjo mund të ndodhë”.
Arditi udhëheq një kompani për shërbimin e sistemeve të sigurisë, ndërkohë edhe ngjyrat e fasadës së zyrës së tij, janë të njëjtat ngjyra që përdor edhe partia që ai e përkrah. “Kjo është një rastësi, nuk ka të bëjë me bindjet politike. Edhe kur i kam marrë me qira këto zyre, po të njëjtat ngjyra kanë qenë”, thotë Arditi në buzëqeshje.
Me Arditin ka kontaktuar edhe albinfo.at. Ai ka deklaruar se vetura është marrë nga personat kompetentë, të cilët janë duke shikuar nëse vetura do të jetë sërish e gatshme për qarkullim apo jo, kurse policia është duke u marrë me hetimet e rastit.
Për rastin e ndodhur, shqiptari nga komuna e Likovës së Maqedonisë së Veriut, thotë: “Çdokush ka të drejtë të shprehë lirisht mendimin dhe simpatinë e tij për një parti, qoftë me fjalë, shkrim apo fotografi. Ne jetojmë në një Republikë Demokratike ku kritikat ndaj një partie tjetër politike sigurisht që lejohen, por në asnjë mënyrë nuk tolerohen aktet “terroriste”. Aktet e tilla janë shumë të tmerrshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, theksoi për albinfo.at, Ardit Z.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










