Lajme
Shqiptari shpallet hero në këtë shtet, shpëtoi dy të mitur nga mbytja në lum
U hodh në lum dhe shpëtoi dy të mitur duke u mbytur, shqiptari: Bëra atë që do bënte çdo prind

Duket se një akt humanizmi ka bërë jehonë në Greqi, ku një emigrant shqiptar nga Berati, Levian Goga, ka shpëtuar dy fëmijë të mitur nga mbytja në lumin Arakthos, pranë fshatit Neohori të Artës, përcjell albinfo.ch.
Ai u hodh në ujërat e thella të lumit pa menduar as për një sekondë për rrezikun që i kanosej vetë, për të shpëtuar të miturit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mesditë, ku sipas dëshmitarëve, djali më i madh u hodh për të shpëtuar mikun e tij dhe në përpjekje për ta tërhequr, e kapi nga qafa duke rrezikuar të dy.
Një i ri me motor vrapoi në kafenenë ku ndodhej Goga dhe kërkoi ndihmë: “Po mbyten dy fëmijë në lumë!”
Siç vetë Levian Goga ka treguar për mediat, ai ka reaguar menjëherë duke marrë makinën dhe duke u nisur drejt vendngjarjes për të shpëtuar fëmijët.
Në një thellësi rreth 8 metrash, ai arriti të gjente njërin prej fëmijëve, i cili ishte pa ndjenja dhe me fytyrë të nxirë, por arriti ta nxirrte gjallë. Kur dëgjoi se ishte edhe një fëmijë tjetër, u hodh sërish dhe e gjeti të shtrirë me shpinë në fundin e lumit.
“Isha në kafene. Vjen një djalë me motor dhe bërtet ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, vrapova. Mora makinën dhe shkova. Hyra mes kallamishtes, nuk shihja gjë. Hipëm në një varkë me të tjerë. U hodha një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë dhe u zhytja rreth tetë metra.
Aty e pashë. Djali ishte i shtrirë, i palëvizshëm, fytyra e nxirë, duart e këmbët të hapura. Si i vdekur. E kapa dhe me zor e nxora. Pastaj dëgjova se kishin gjetur edhe të dytin. U hodha sërish, dy e tre herë.
E gjeta me shpinë në fund. Kur e nxora, i dilte gjak nga hunda dhe goja. U tremba. Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race apo feje kanë. Edhe unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do bënte çdo prind. Vetëm fëmijët më rrinë në mendje,” ka thënë ai mes lotësh.
Të jetojnë. Të zgjohen. Të bëjnë jetën e tyre. Më vjen keq. Edhe fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…”, është shprehur ai në një telefonatë për Protothema, teksa priste radhën në spitalin Artës, i plagosur në këmbë pas përpjekjes për të nxjerrë fëmijët nga thellësitë e lumit të turbullt.
Levian Gogën të gjithë në fshatin Neohori të Artës e njohin si “Leo”, emigrant nga Berati. Ai sipas mediave fqinje shkoi në Greqi 24 vite më parë, në moshën 17-vjeçare, sapo kishte përfunduar shkollën e mesme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit” E gjithë shuma e tubuar nga ky turne do të investohet në ndërtimin e një shtëpie...
-
Gjermani: Zbulohet pllaka përkujtimore e qeverisë së Kosovës në ekzil
-
Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, shfaqet dokumentari “Kthimi në Kosovë” në Gjenevë
-
Londër: Sopranoja Marigona Qerkezi do të performojë në Royal Opera House
-
Francë: Kosova prezantohet në “Marché International du Film d’Animation (MIFA)”
Jeta në Austri
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit” E gjithë shuma e tubuar nga ky turne do të investohet në ndërtimin e një shtëpie...
-
Masakra në Austri: Sulmuesi kishte planifikuar me imtësi sulmin në shkollë
-
Vjena do të rrisë çmimin e biletës vjetore të transportit, por për sa?
-
Austri: BE evidenton 52.2 miliardë cigare të pataksuara në 2024-ën
-
Ambasadori Fate Velaj dhe Albinot Bimbashi, vendosën lule në qytetin e Grazit, në nderim të viktimave