Lajme
Shqiptari që fitoi 18 çmime për rezultatet akademike në matematikë
Davis Joseph, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Semenza” për Inxhinieri Qelizore në Mjekësi
Quhet Davis Joseph, studiues në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit McGill në Kanada dhe drejtor kërkimor në FLOGEN Technologies Inc., transmeton albinfo.ch.
Ai ka marrë 18 çmime dhe mirënjohje për rezultatet akademike në matematikë, shkenca natyrore dhe shoqërore, si dhe për kontributin në komunitet nga institucione të njohura arsimore në Montreal të Kanadasë.
Gjithashtu, ai ka arritur të ndryshojë rrjedhën e trajtimit të sëmundjeve neuro-degjenerative. Shkencëtari i ri dhe premtues, Davis Joseph, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Semenza” për Inxhinieri Qelizore në Mjekësi për zbulimin e tij shkencor që lidhet me shërimin e sëmundjeve si Alzheimer-i, Parkinson-i dhe sëmundje të tjera të ngjashme.
Ky çmim i dorëzua personalisht nga Prof. Dr. Gregg L. Semenza, fitues i Çmimit Nobel për Medicinë në vitin 2019, gjatë samitit ndërkombëtar “Sustainability through Science and Technology Summit 2024 (SIPS 2024)”, të mbajtur në Kretë, Greqi./albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












