E-Diaspora
Shqiptari nga Zvicra trajnon policinë e Shqipërisë
Uliks Gjonaj, i cili është nga Kosova dhe jeton në Zvicër po trajnon policët shqiptarë
Diaspora shqiptare po vazhdon të kontribuojë në formë të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.
Por, Uliks Gjonaj, i cili është nga Kosova dhe jeton në Zvicër po trajnon policët shqiptarë, raporton “TCH”.
Ai ka trajnuar policët e shumë vendeve të botës. Gjonaj ka marrë pjesë edhe në trajnim me forcat speciale amerikane SWAT, përcjell albinfo.ch.
Gjonaj shpesh herë vjen në Shqipëri për të trajnuar edhe repartet speciale të Policisë së Shtetit. “Close combat, ose luftim në distancë të afërt, është një domosdoshmëri sepse bart njëfarë sigurimi tek polici dhe shpëton jetën e tij, të kolegut dhe të personave të tjerë pranë”, thotë Gjonaj.
Por çfarë mendimi ka instruktori Gjonaj për policinë shqiptare?. “Policia shqiptare është shumë e përgatitur, por jo vetëm ajo por gjithë policitë në mbarë botën kanë nevojë për trajnime të ndryshme për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe shkallën e sigurisë. Unë tani jam instruktor i instruktorëve, trajnoj dhe certifikoj instruktorët e policive dhe shoh se programet e reja janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për çdo polici, edhe për atë shqiptare”, është shprehur ai.
Përveç Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, instruktori Gjonaj ka zhvilluar trajnime edhe me repartin RENEA dhe njësinë Shqiponja.
Për Uliks Gjonaj ka shkruar më herët edhe albinfo.ch: link
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriUliks Gjonaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Instruktori i policisë
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














