Kosova
Nxënësi nga Kosova zë vendin e parë në botë për matematikë në garat ndërkombëtare në Dubai
Harun Hondozi ka zënë vendin e parë në matematikë në garat ndërkombëtare në Dubai, shkruan albinfo.ch.
Këto gara janë organizuar nga Akademia Brainobrain International 2023, në kuadër të Brainobrain Kosova.
Harun Hondozi është nxënës i klasës IV/5 në shkollën “Dardania” në Prishtinë. Ai garoi në nivelin e 5- të, duke u shpallur kampion në kategorinë e tij.
Haruni kishte konkurrencë të madhe, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës.
Shkolla fillore “Dardania”, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka thënë se krenohet me Harunin dhe nxënësit e tjerë që arritën rezultate të jashtëzakonshme në garat ndërkombëtare.
“Se në shkollën tonë është duke u bërë një punë e madhe në arritjen e rezultateve të parapara, kjo po dëshmohet edhe në garat ndërkombëtare ku nxënësit tanë po tregojnë rezultate të larta”.
“Në garat ndërkombëtare në Dubai, nën organizimin e Akademisë Brainobrain International 2023, në kuadër te Brainobrain Kosova, Harun Hondozi, nxënës i klasës IV/5 të shkollës Dardania mori pjesë duke garuar në nivelin e 5- të, dhe fitoi vendin e parë në këtë kategori, duke u shpallur kampion në kategorinë e tij, në një konkurrencë të lartë, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës”.
“Krenohemi me aftësitë e shumta që fëmijtë tanë po i tregojnë kudo në botë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










