Muzikë
Shqiptari nga Austria merr pjesë në “The Voice of Germany 2022”
Djaloshi shqiptar do të prezantohet të enjten e ardhshme, me datën 08.09.2022, nga ora 20:15 në Pro 7
Leonardo Kryeziu është një nga kandidatët që do të marrë pjesë në talent shoun “The Voice of Germany 2022” në Gjermani.
I lindur në Salzburg të Austrisë, me prindër nga Kosova, Leonardo ftohet nga Tv Scouter i Pro7 të marrë pjesë në spektaklin për talent muzikor “The Voice of Germany”, shkruan albinfo.at.
27-vjeçari ka disa vjet që merret me muzikë, ai është jo vetëm këngëtar, por edhe tekstshkrues dhe ka disa këngë të publikuara në Spotify, të gjitha në gjuhën angleze.
Edhe pse i ftuar në emision, Leonardos i duhej të kalonte në shumë sprova, nga dhjetë mijë kandidatë që konkurrojnë për këtë spektakël, vetëm 140 kandidatë fitojnë të drejtën të prezantohen në audicionin e fshehtë “Blind Audition”. Djaloshi shqiptar do të prezantohet të enjten e ardhshme, me datën 08.09.2022, nga ora 20:15 në Pro 7.
Është e rëndomtë që kandidatët në këtë emision gjatë prezantimit të tyre të jenë të shoqëruar me familje apo shoqërinë e tyre. Por, për shkak të angazhimeve tjera, Leonardo do të paraqitet i vetëm. Në lidhje më këtë, ai për albinfo.at, thotë: “Unë nuk jam i vetëm, kam të gjithë shqiptarët pas vetës që do të më përkrahin gjatë këtij rrugëtimi”.
Pas prezantimit në këtë talent shou, fansat e tij kanë mundësinë të votojnë për të në linkun që ai do ta bëjë të ditur përmes Instagrimit: _leonardoofffical_.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












