Bota
Shqiptari në Suedi shpëton fqinjin nga flakët
Një zjarr i rëndë shpërtheu në një bllok banesash në Alby të Suedisë të dielën në mbrëmje.
Sipas mediave vendase një shqiptar së bashku me fqinjët e tjerë janë kthyer në heronj, duke u ardhur në ndihmë të rrezikuarve dhe duke shpëtuar një burrë nga flakët, pasi kishte mbetur i bllokuar në shtëpi.
Flakët që përfshinë zonën ishin shumë të mëdha dhe nëse fqinjët nuk do të ndërhynin me shpejtësi zjarri mund të shkaktonte edhe viktima. Zjarri fillimisht kishte rënë në kuzhinën e banesave dhe më pas ishte shpërndarë me shpejtësi, ku brenda ishte një person.
Ishte shqiptari nga Tepelena Kelman Qibini, i cili ishte futur i pari për të shpëtuar fqinjin. “Dëgjova nga jashtë që ai po bërtiste dhe hyra brenda flakëve. Nëse nuk do të ndërhyja dhe personi do të kishte vdekur, do ishte shumë e vështirë të jetoja me këtë mendim”, tha ai për mediat suedeze. Qibini, së bashku me bashkëshorten e tij Matilda kishin vetëm tre muaj që ishin transferuar në zonë, por që tashmë janë kthyer në heronj të vërtetë.
Kelmani tregon se kishte hyrë brenda, por dera ishte e bllokuar. Më pas, tre fqinj të tjerë, që po hidhnin ujë nga dritaret i kanë ardhur në ndihmë për të nxjerrë personin e bllokuar brenda. Burri që jetonte në shtëpi pësoi djegie të rënda, sipas zjarrfikësve, por edhe shtatë nga tetë fqinjët që nxituan ta ndihmojnë për ta nxjerrë nga banesa duhej të shkonin në spital për shkak të thithjes së tymit, transmeton gazetaexpress.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









