Uncategorized
Shqiptari ndalohet për ngasje të shpejtë, zbulohet se ka fletarrest ndërkombëtar për tregti droge
41 vjeçari, i cili ndërkohë doli të ishte shqiptar, u mor në pyetje, çka rezultoi me faktin se kundër tij ishte ngritur prej kohësh një fletarrest ndërkombëtar për tregti me drogë
Ajo që filloi si një kontrollim i zakonshëm në komunikacion, për shqiptarin 41 vjeçar përfundoi me burgosje. Policët kishin ndaluar të premten në Magdeburg një makinë e cila u kishte rënë në sy për ngasje të shpejtë. Ngasësi i veturës kishte prezantuar një leje qarkullimi sllovene, shkruan mz-web.de.
Duke kontrolluar më tutje, policët fillojnë të dyshojnë në identitetin e shoferit. Për më tepër shihej se ai ishte edhe nën ndikim të drogës, gjë që u dëshmua si e vërtetë nga një test që iu bë pastaj, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye 41 vjeçari, i cili ndërkohë doli të ishte shqiptar, u mor në pyetje, çka rezultoi me faktin se kundër tij ishte ngritur prej kohësh një fletarrest ndërkombëtar për tregti me drogë.
Tashmë ndaj tij është bërë kallëzim penal për tregti me drogë, vozitje pa patentshoferi dhe për qëndrim ilegal në Gjermani.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










