Lajme
Shqiptari merr nënshtetësi greke pasi shpëtoi dhjetra njerëz nga flakët
Qytetarë grekë janë tashmë një shqiptar dhe dy egjiptiane që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, të cilët me vetëmohim shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës në verën e vitit 2018, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Shqipëria Gani Xheka dhe dy egjiptianet Emad El Khaimi dhe Mahmud Ibrahim Mussa, 50 dhe 46 vjeç.
Të tre peshkatarët kanë shkuar pas mesdite në Pallatin Presidencial, të ftuar nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe aty ministri i Brendshëm Aleksis Haritsis u ka dhënë urdhrin me anë të të cilit kanë marrë nënshtetësinë greke.
“Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe evropianë dhe si e tillë, mund të mësoni tek ata partnere qe nuk i kuptojnë vlerat e Evropës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE është solidaritetIi”, u shpreh Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












