E-Diaspora
Shqiptari ia thyen zemrën zviceranit dhe ia merr 100 mijë franga
Një shqiptar 25-vjeçar e ka mashtruar zviceranin, duke i thënë se dëshiron të bëjë seks në një shtrat me para, por ai është larguar me 100 mijë franga zvicerane
Një zviceran 42-vjeçar nuk ka humbur vetëm dashurinë e zemrës së tij, por ka humbur edhe 100 mijë franga nga një 25-vjeçar shqiptar, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.
Në jetë ka tregime të jashtëzakonshme. E tillë është edhe historia e Besmirit dhe Jurg (emra të ndryshuar), që përfundoi në gjykatë. Kjo histori kishte filluar më 2012. 42-vjeçari Jurg, të cilit i pëlqejnë shumë gjuhët e huaj, ishte takuar me 25-vjeçarin Besmirin. Ata flasin anglisht dhe shqip. Kur Besmiri erdhi në vizitë në Zvicër, Jurg e lejoi atë të qëndrojë me të, përcjell albinfo.ch.
Pas tre javës, shqiptari ishte kthyer në shtëpi. Ata më pas kishin rënë në dashuri. Në katër vitet e ardhshme, 25-vjeçari e vizitoi tri herë Zvicrën. “Ne ledhatoheshim, por nuk kemi bërë seks”, ka thënë zvicerani.
Por, ata kishin filluar të flisnin për këtë. Besmiri kishte thënë se dëshirojnë të bëjnë dashuri në një mal me kartëmonedha për herë të parë në jetën e tij. Jurg në fillim hezitoi, por u pajtua, pasi ishte verbërisht i dashuruar.
Një të shtunën në mesin e marsit të vitit 2016, mori 100 mijë franga në trezorin e kompanisë ku punonte, ku ai është menaxher. Ai ia kishte dhënë Besmirit, që të përgatiste shtratin, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, dëshira e Besmirit për seks kishte përfunduar. Ai mori 100 mijë franga dhe me veturën e Jurg u zhduk!
Zvicerani ishte i shokuar dhe dëshpëruar, pasi i besoi një personi të gabuar duke i dhënë 100 mijë franga. Vetura e tij ishte gjendur në Gjermani. Më pas policia kishte zbuluar vendndodhjen e tij, duke e kapur më 1 nëntor në Dortmund. Nga 100 mijë franga, jo shumë kishin mbetur. Jo sepse ai kishte jetuar një jetë luksi në hotele, por i kishte lënë në kazino.
Në janar, Besmiri ishte transferuar në Zvicër. Dënimi i tij prej 18 muajsh me kusht për mashtrim dhe vjedhje të një veturë për më shumë se tre muaj është pranuar nga Besmiri dhe kjo e ka shkruar procedurën dhe tashmë kërkohet dënim për vjedhjen e 100 mijë frangave.
Në procesin gjyqësor mori pjesë edhe Jurg, i cili dëshironte që të ishte pjesë e procesit, dhe policët po e largonin dhe Jurg e shikonte atë, papritur u dëgjua një zë: “E kam dashur atë”.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










