E-Diaspora
Shqiptari i vetëm, i zgjedhur deputet në Parlamentin e Suedisë
“Ka pasur edhe shqiptarë të tjerë në garën zgjedhore, por që tash pas zyrtarizimit të rezultateve, kanë mbetur nëpër nivele të tjera, nëpër komuna”, ka thënë Dibrani
Adnan Dibrani ka fituar mandatin e tretë si deputet në Parlamentin e Suedisë. Ai është shprehur se ndjehet mirë për këtë sukses. Duke qenë shqiptari i vetëm që ka fituar ulëse në kuvendin suedez, ai ka theksuar se meritor për këtë janë bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Suedi, e të cilët i kanë dhënë përkrahje në garën elektorale, njofton Klan Kosova.
“Partinë dhe shqiptarët i kam pasur krah, prandaj ka ardhur suksesi”, ka thënë Dibrani ekskluzivisht për Klan Kosova.
“Është shumë ndjenjë e mirë, veçanërisht pasi kjo është hera e tretë që zgjidhem si deputet. Ka pasur edhe shqiptarë të tjerë në garën zgjedhore, por që tash pas zyrtarizimit të rezultateve kanë mbetur nëpër nivele të tjera, nëpër komuna”, ka thënë Dibrani, përcjell albinfo.ch.
“Kam pasur partinë mbrapa, në fushatë kam hyrë me përkrahjen e partisë dhe normal kur e ke partinë e fortë vjen suksesi”.
Dibrani ka thënë se ka pasur rreth 6% të votave të partisë, kurse ka përmendur se të gjithë ata që kanë vota mbi 5% nga totali sa ka partia, e kanë të sigurt ulësen në parlament.
Është Partia Socialdemokrate së cilës i përket ai, që ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 28%, duke lënë pas bllokun e djathtë, e që tash ka mbetur që ta formojë qeverinë. Sipas Dibranit, të hënën ose të martën do të konstituohet kuvendi ku dhe do të zgjidhet kryetari i ri.
Dibrani ka thënë se edhe në mandatin e tretë si deputet do t’i vërë në spikamë interesant e shqiptarëve që jetojnë atje.
“Tërë kohën i ngre problemet me të cilat përballen shqiptarët, por edhe të tjerët. Unë vazhdimisht jam në kontakt si me Ambasadën e Shqipërisë, ashtu edhe me të Kosovës dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”.
Tash sapo ka marrë mandatin e tretë, por megjithëkëtë ka shtuar se pas katër vjetësh nëse shkon puna për së mbari, do të garojë edhe për mandatin e katërt.
Dibrani ka treguar se si shtatëvjeçar bashkë me familjen në vitin 1992 kishin migruar për në Suedi nga qyteti i Mitrovicës.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












