Shqipëria
Shqiptari hedhet nga ura para se ta dëbojnë
Sipas gazetës gjermane, familja kishte ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015. Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani
Në vend që të merrte biletat e avionit për t’u kthyer në Shqipëri, një kryefamiljar shqiptar ka vendosur t’i japë fund jetës. Ai është hedhur nga një urë në Gjermani pak para se të deportohej.
Lajmin e bën të ditur gazeta e Izerlonit në Gjermani, IKZ. “Në Bashki gjenden biletat e avionit për një familje prej katër personash nga Shqipëria. Me kërkesë të shtetit gjerman, Berat Jasani (emri i ndryshuar) duhej t’i kishte marrë ato të martën për t’u kthyer në shtetin ballkanik me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël. Vetëm vajza e rritur lejohet të qëndrojë. Por Berat Jasani ka vdekur. Natën e së hënës, 42-vjeçari u hodh nga ura Almeloer”, transmeton ‘mapo.al’.
Sipas gazetës gjermane, familja kishte ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015. Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Nëna ishte kaq e sëmurë mendërisht se vajza aktualisht po kujdeset për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.
“A u dorëzua Berati? Në një mesazh të fundit në Whatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar. Në fund të fundit ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar. Klientët ishin të kënaqur me punën e 42-vjeçarit, ai ishte i përpiktë dhe korrekt”.
Sylvia Olbrich nga zyra për ndihmë ndaj refugjatëve thotë se shqiptari ishte i shqetësuar për mirëqenien e familjes së tij.
“Që nga fillimi ai ishte i shqetësuar për të siguruar fëmijët e tij me arsim dhe punë. Vazhdimisht deri ditët e fundit pyeste nëse ka ndonjë shans që djali i tij i mitur të qëndronte në Gjermani. Në këtë kontekst e sheh edhe e bija e tij veprimin e babait. Një dëshpërim”. Olbrich thotë se autoritetet nuk duhet të jenë kaq të vrazhda me emigrantët. Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












