E-Diaspora
Shqiptari gjen 6 mijë dollarë dhe ia kthen pronares
Adem Gashi ka treguar se kishte gjetur çantën dhe brenda saj edhe mbi 6 dollarë, dhe vendosi t’ia kthejë pronares, e cila e ka falënderuar shumë, derisa gjesti është lavdëruar shumë edhe në Australi
Një shqiptar në Australi me një gjest human ka bërë bujë në mediat vendore. Raportohet se një grua aksidentalisht ka harruar çantën e saj me 6250 dollarë në një tren, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se gruaja pensioniste nga Sydney, En Huynh, kishte tërhequr më shumë se 6 mijë dollarë nga kursimet e saj, por kishte humbur çantën në një tren, raporton “7 News Sydney”.
Ajo kishte kursyer pensionin e saj për një vit për të paguar gurin e varrit të bashkëshortit të saj.
Megjithatë, për fatin e saj të mirë shqiptari Adem Gashi e gjeti çantën dhe e bëri misionin e tij ta kthente atë.
Gashi me anë të rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë.
Adem Gashi ka treguar se kishte gjetur çantën dhe brenda saj edhe mbi 6 dollarë, dhe vendosi t’ia kthejë pronares, e cila e ka falënderuar shumë, derisa gjesti është lavdëruar shumë edhe në Australi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











