Lajme
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar
Një shtetas shqiptar, Sadik Marku (35 vjeç), është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Sherifit në Kilmarnock, pasi u kap në flagrancë në një shtëpi bari në qytetin Irvine, në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.
Referuar mediave britanike, Marku ishte identifikuar nga autoritetet si person që qëndronte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u arrestua në janar të vitit të kaluar, gjatë një operacioni policor në një apartament në Neil Avenue, ku policia zbuloi një fermë kanabisi me rreth 180 bimë.
Gjatë kontrollit, policia konstatoi se në një nga dhomat e gjumit ishte ngritur një zonë e madhe kultivimi me pajisje profesionale, ndërsa dhoma tjetër shërbente si çerdhe për bimët. Sipas prokurorisë, rreth 80 bimë ndodheshin në fazën e hershme të rritjes.
Hetimet u thelluan edhe përmes pamjeve filmike të siguruara nga një kamerë zileje dere e një shtëpie fqinje. Pamjet tregonin Markun duke hyrë në apartament më 29 dhjetor 2024, së bashku me një person tjetër, duke mbajtur një çantë jeshile. Ai u pa duke u larguar rreth tre orë më vonë me të njëjtën çantë.
Autoritetet arritën ta identifikonin Markun më vonë, në maj të vitit të kaluar, kur ai u paraqit në një stacion policor në Govan, lidhur me një çështje tjetër. Gjatë marrjes në pyetje, ai nuk dha deklaratë, por u asistua nga një përkthyes. Një mostër ADN-je e marrë në atë kohë përputhej me gjurmët biologjike të gjetura në vendngjarje, duke e lidhur drejtpërdrejt me apartamentin ku ishte zbuluar kultivimi.
Marku u shpall fajtor për përfshirje në furnizimin me drogë të Klasit B dhe u dënua me 18 muaj burgim, dënim që llogaritet që nga paraburgimi i tij fillestar më 22 maj të vitit të kaluar.
Në mbrojtje, avokati i Markut deklaroi se klienti i tij kishte jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për gati katër vjet, kishte punuar në kantiere ndërtimi dhe kishte vizituar apartamentin vetëm një herë për të përdorur lavatriçen dhe për të marrë ushqim. Ai pranoi se kishte ujitur bimët, por pretendoi se nuk kishte përfituar financiarisht nga aktiviteti i paligjshëm.
Megjithatë, sherifi Colin Bissett theksoi seriozitetin e veprës penale, duke nënvizuar se kanabisi klasifikohet si drogë e Klasit B, për shkak të ndikimit të dëmshëm që ka në shëndetin mendor dhe lidhjes së tij me sjellje kriminale.
“Sasia e drogës së përfshirë është serioze dhe pragu për një dënim me burgim është tejkaluar plotësisht,” deklaroi sherifi, duke shtuar se gjykata duhet të mbajë një qëndrim të rreptë ndaj çdo personi të përfshirë në furnizimin me drogë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











