E-Diaspora
Shqiptarët të rrezikuar edhe nga uragani Maria

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, në lidhje me uraganin Maria që ka përfshirë shtetin-ishull Dominici dhe ka dhënë informacione për shqiptarët e prekur nga ky uruguaian, shkruan albinfo.ch.
Ambasadorja thotë se është arritur komunikimi me një student shqiptar dhe se do të evakuohet këto ditë, ndërsa për një tjetër bashkëkombës shkruan se nuk kanë arritur ende të komunikojnë.
Statusi i plotë i ambasadores shqiptare në SHBA:
Ambasada në Uashington ka ndjekur gjatë kësaj jave nga afër shqetësimin e dy familjeve shqiptaro-amerikane, të afërmit e të cilëve jetojnë në zona të prekura thellësisht nga Uragani Maria!
Jemi tepër të çliruar që një student me origjinë shqiptare në Dominici u lidh me familjarët e tij në SHBA pas tre ditësh mos-komunikimi. Studenti pritet të evakuohet në ditët në vijim bashkë me një numër qytetarësh amerikanë që jetojnë në shtetin Dominici, një shtet/ishull i përbërë prej më pak se 75 mijë banorësh.
Një tjetër bashkëkombës i nderuar që punon në Puerto Rico akoma nuk ka mundur të lidhet me familjarët. Është përdorur çdo rrugë e mundshme për të marrë informacion, por nuk ka rezultuar me sukses.
Komunikova me qytetarin personalisht të martën në darkë, me shqetësimin e Uraganit Maria që pritej të afrohej atë natë. Më siguroi që jeton dhe punon në ndërtesa të mbrojtura nga uragani. Qëndroj besimplotë që ai është jashtë rrezikut për jetën por pa asnjë mundësi komunikimi, nga ishulli ku tashmë energjia elektrike dhe lidhjet celulare janë ndërprerë 100 për qind.
Gjatë këtyre ditëve jemi lidhur disa herë me Departamentin e Shtetit për të marrë informacion. Përpjekjet për të gjetur mundësitë e komunikimit nuk do rreshtin.
E-Diaspora
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk "Është një mundësi për të ndarë muzikën me një audiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe për të...
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht