Lajme
Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa deputet në Diasporë
Elektorati shqiptarë nga Maqedonia në Diasporë, ka treguar interesim të dobët për t‘i dorëzuar fletëparaqitje për votim

Afati i shkurtër dhe procedurat e komplikuara, thuhet të jenë disa nga arsyet e mos interesimit të treguar nga zgjedhësit shqiptarë në Diasporë.
Një ditë para se të përfundojë afati i caktuar për regjistrimin e zgjedhësve në listat zgjedhore në Diasporë, ambasadori i Maqedonisë në Bernë, Ramadan Nazifi, tha se deri sot interesimi i mërgimtarëve shqiptarë ka qenë jo i kënaqshëm.
“Ne kemi përdor të gjitha mekanizmat që t’i informojmë me kohë mërgimtarët që të paraqiten në Ambasadën e Maqedonisë për të verifikuar nëse gjenden në listat zgjedhore, por interesimi i tyre deri më sot ka qenë i dobët”, ka thënë ambasadori Nazifi.
Diplomati nga Maqedonia shpreson se deri nesër do të rritet numri i mërgimtarëve shqiptarë që dëshirojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Një njohës i mirë i rrethanave politike në Maqedoni, i cili ka dëshiruar të mos i publikohet emri, ka thënë për Albinfo.ch, se ndryshimet e bëra të kodit zgjedhor i kanë gjetur të papërgatitur institucionet e Maqedonisë, për të realizuar një organizimi të tillë zgjedhor.
Sipas tij, bëhet fjalë për një situatë të re për vendin dhe në të njëjtën kohë mungojnë edhe kapacitetet për të zhvilluar një proces zgjedhor në Diasporë.
Burimi në fjalë thotë se koha e paraparë që të regjistrohen zgjedhësit në listat zgjedhore është shumë e shkurtër dhe procedurat janë të komplikuara dhe të panjohura për mërgimtarët.
Madje, një situatë e tillë i ka gjetur të papërgatitur edhe subjektet politike shqiptare në Maqedoni.
Sipas njohësit të rrethanave politike në Maqedoni, mospromovimi me kohë i kandidatëve të Diasporës nga partitë politike mund të jetë edhe një arsye që interesimi i mërgimtarëve shqiptarë është shumë i zbehtë.
Kjo tregon se partitë politike shumë pak kanë punuar me mërgatën e tyre dhe se trajtimi i tyre ka qenë gjithmonë në plan të dytë duke komunikuar zbehtë dhe rrallë me ta.
Zgjedhja e një deputeti nga Maqedonia do të jetë një link i mirë për të tejkaluar këtë hendek thotë ky burim për Albinfo.ch.
Po ashtu zgjedhjet e parakohshme dhe koha jo e mjaftueshme për të analizuar votimin jashtë vendit mund të bëjnë që të dështoj ky proces dhe shqiptarët të mbeten pa deputet në Diasporë.
Për gazetarin nga Maqedonia, Nebih Murseli, mosgjetja e kandidatëve për diasporë nxori në sipërfaqe neglizhencën e partive shqiptare ndaj elektoratit shqiptar në përgjithësi, dhe mërgatës në veçanti.
“Partitë politike shqiptare në Maqedoni, me vetë mosdefinimin e kandidaturave të deputetëve në diasporë, edhe njëherë po dëshmojnë se mërgatën e shohin si ‘makineri për të sjellë para’”, tha Murseli.
Politikanët shqiptarë, sipas Murselit, nuk kanë arritur të ndryshojnë qasjen e shtetit maqedonas ndaj mërgatës shqiptare.
“Në të kaluarën, por edhe aktualisht nomenklatura politike shqiptare, edhe pse pjesëmarrëse në Qeveri, vazhdimisht nuk ka arritur të ndryshojë politikën që shteti maqedonas e udhëheq ndaj mërgatës shqiptare – duke e maltretuar me vështirësi të ndryshme të nxjerrjes së dokumenteve të udhëtimit dhe duke mos pasur kurrfarë privilegje po qe se dikush dëshiron të investojë në Maqedoni”, thekson Murseli.
Sipas tij, Ligji për regjistrimin e popullsisë dëshmoi se partitë shqiptare nuk dinë të ruajnë diasporën dhe elementin shqiptar në Maqedoni.
“Aq më tepër, madje, mërgata shqiptare, për maqedonasit shihet si ‘element i rrezikshëm’, ngase sjellë deviza të gatshme, ndërsa ruan edhe virtytet kombëtare”, tha gazetari Murseli .
Qytetarët e Maqedonisë në Zvicër, të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit, duhet t´i kontrollojnë certifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore në lokalet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Bernë nga 25 prilli deri më 4 maj 2011.
Deri më tani është promovuar vetëm një kandidat shqiptar nga Diaspora.
Demokracia e Re e Imer Selmanit ka kandiduar, Kujtim Aligegne, një afarist në Zvicër.
Burime nga subjektet politike shqiptare në Maqedoni, bëhet e ditur që shumë shpejt kandidatët e tyre nga Diaspora do t’i promovojnë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, por nuk do të mungojnë edhe kandidatët e pavarur.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj