Lajme
Shqiptarët që kandidojnë për deputetë në Parlamentin e Kantonit të Vaudit
Zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Vaudit mbahen më 20 mars 2022 dhe në to marrin pjesë disa kandidatë shqiptarë. Po cilët janë ata dhe çfarë i bën të dallojnë nga njëri tjetri?
A mund të shkruajnë historinë edhe politikanët shqiptarë të pjesës romande-frankofone që të përfaqësojnë komunitetin tonë edhe në Kantonin Vaud, kantoni i tretë më i madh zviceran?.
Tashmë nëpër asamble komunale kanë zënë vend me dhjetëra politikanë shqiptarë, ndërsa në nivel kantonesh, dukshëm më pak.
Në platformën albinfo.ch (online&print) do të prezantojmë në një debat virtual disa nga kandidatët shqiptarë të cilët konkurrojnë për Parlamentin e Kantonit Vaud. Në këtë takim zoom, që do të transmetohet live në Facebook dhe rrjetet tjera sociale të platformës albinfo.ch (online&print) do të keni mundësi të mësoni më shumë për programet e tyre.
Debati mbahet ditën e dielë, më 6 mars • ORA 18.00 • Zoom, Livestream në Facebook të Albinfo.ch.
Debatin e moderon drejtori i Platformës Albinfo.ch (online&print) Sevdail Tahiri dhe gazetarja Zamira Bytyqi.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











