Muzikë
Shqiptarët “pushtojnë” MTV Awards: Rita Ora, Dua Lipa, Gjon’s Tears dhe Loredana
Përderisa Rita Ora do të jetë prezantuese e “MTV Awards”, të numinuar për çmime janë Dua Lipa, Loredana dhe Gjon’s Tears

“MTV Awards” është njëri nga eventet më të popullarizuara në gjithë botën, ku marrin pjesë artistë të nivelit botëror në sukseset e muzikës që ata bëjnë. Pa dyshim se shqiptarët janë bërë storie suksesi me talentin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Rita Ora do të jetë në rolin e prezantueses, duke dhënë çmimet për këngëtarë të ndryshëm që janë të nominuar.
Duke qenë se MTV Europe Music Awards është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore, do të mbahet më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë.
Artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.
“Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop” është kategoria, në të cilën Lipa është e nominuar, me emra të njohur nga e gjithë bota, siç janë: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber etj.
Në anën tjetër, “MTV EMA” do të bëjë ndarjen e çmimit për artistin më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian.
Muzika nuk ka kufi dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Gjithnjë e më shumë artistë nga Kosova dhe Shqipëria po shtohen në tregun muzikor ndërkombëtar.
Për shtetin e Zvicrës janë të nominuar dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri