Lajme
Shqiptarët prijnë në Evropë për shpenzime në ushqime
Pas Shqipërisë që shpenzon 39% të buxhetit për ushqim, vjen Bosnja, me 34% të totalit, e ndjekur nga Maqedonia me rreth 32%, Rumania 29%, Mali i Zi 28% dhe Serbia 25.7%
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, që matin shpenzimet për konsum nga familjarët sipas qëllimit të konsumit, konsumatorët shqiptarë shpenzojnë 39% të buxhetit për të blerë ushqime dhe pije joalkoolike.
Siç raporton Monitor, kjo është përqindja më e lartë jo vetëm nga shtetet e Bashkimit Evropian, por edhe në raport me fqinjët në rajon.
Shteti i dytë pas nesh është Bosnja, me 34% të totalit, i ndjekur nga Maqedonia me rreth 32%, Rumania 29%, Mali i Zi 28% dhe Serbia 25.7%.
Sipas Eurostat, për mesataret e 28 shteteve të BE-së (nuk janë publikuar të dhënat pa Britaninë), pesha që shpenzohet për ushqime është vetëm 12.4% e totalit të shpenzimeve mujore të një familjeje. Britanikët janë ata që shpenzojnë më pak për ushqime e pije joalkoolike, me vetëm 8.7% të totalit, të ndjekur nga Luksemburgu me 9.1%.
Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se në vlerë absolute, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri janë më të lira, sa 68% e mesatares evropiane, të dytat më të lira pas Maqedonisë, teksa çmimet në shtetin fqinj janë sa 58% e mesatares së Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










