Shqipëria
Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në Francë
Kërkesat për azil janë rritur për 17 për qind, që është shifra më e lartë në 40 vjetët e fundit, sipas Pascal Brice, kreu i Zyrës franceze për refugjatë
Franca ka regjistruar numër rekord të kërkesave për azil gjatë vitit 2017, derisa shqiptarët janë të parët në listë, pavarësisht gjasave shumë të vogla për të marrë azilin, krahasuar me refugjatët që ikin nga zonat e përfshira nga lufta, si Siria apo Afganistani.
Kriza me imigrantë e refugjatë, tashmë më shumë se dy vjet, ka shkaktuar që kjo temë të bëhet debati kryesor politik në shumë shtete evropiane, përfshirë Francën.
Kërkesat për azil janë rritur për 17 për qind, që është shifra më e lartë në 40 vjetët e fundit, sipas Pascal Brice, kreu i Zyrës franceze për refugjatë.
Por, drejtori i organizatës joqeveritare “Frace Terre’s de Asile”, Pierre Henry, kishte rezerva për këtë shifër, duke thënë se nuk është e saktë. Sipas tij, rritja e kërkesave për azil në Francë nuk nënkupton kurrfarë invadimi. Dhe, ai pohon se, në fakt, janë 73 mijë kërkesa për azil, e jo 100 mijë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili fitoi zgjedhjet në maj, ka premtuar se do të shkurtojë kohën sa i përket përgjigjes për azil, duke e bërë atë 2 muaj më së shumti, derisa Brice pohon se është 3 muaj mesatarisht.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









