Shqipëria
Shqiptarët në Mali të Zi përplasen me kreun e kishës ortodokse serbe
Banorët e zonës së Anës së Malit por edhe më gjerë kanë penguar paraditen e së dielës fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në Kalanë e Shasit.
E gjitha kjo ndodhi pasi mitropoliti i kishës ortodokse serbe me numër të madh ndjekësish të tij, mbi 150 veta, me automjete tentuan të depërtojnë në mes të një gardhi fizik të banorëve.
Në pamundësi te ecjes, automjetet u ndalën dhe për një kohë të gjatë pati diskutime në mes Amfilohijes dhe banorëve.
”Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do tu ruajmë”, kështu iu drejtuan Amfilohijes banorët që kishin bllokuar rrugën, raporton televizioni Oranews, përcjell Albinfo.ch.
Pas përplasjes të banorëve, policia lokale zhbllokoi rrugën për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas për në lokalitetin arkeologjik.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












