Lajme
Shqiptarët ndihen të fyer nga Ivanov
Shqiptarët ndihen të fyer nga vendimi i Gjorge Ivanov për të mos i dhënë një mandat liderit të opozitës, Zoran Zaev, pavarësisht shumicës së tij parlamentare dhe prej deklaratave anti-shqiptare të presidentit
Shqiptarët e Maqedonisë thonë se ndihen shumë të fyer nga vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për të mos i dhënë një mandat liderit të opozitës, Zoran Zaev, pavarësisht shumicës së tij parlamentare dhe prej deklaratave anti-shqiptare të presidentit.
Por, shumica e tyre pranojnë se nuk janë të habitur nga veprimet e tij sepse ai është i njohur si një partizan i ngushtë i partisë në pushtet VMRO DPMNE.
“Argumentimi i tij për të mos i ofruar socialdemokratëve mandatin ndez urrejtje ndëretnike dhe më bën të ndihem i pasigurt. Ai duhet ta rishikojë vendimin e tij sepse kështu po e çon vendin në humnerë”, ka thënë për “BIRN” Visar Sadiki, me profesion ekonomist.
Ivanov të mërkurën refuzoi t’i jepte Zoran Zaevit, liderit të social demokratëve në opozitë një mandat. Partia e tij fitoi 49 nga 120 vende në parlament dhe kërkoi të formojë një qeveri në aleancë me partitë etnike shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ai u shpreh se dakordësia e Zaev me “platformën shqiptare” të partive mund të “shkatërronte” Maqedoninë. Platforma përfshin kërkesa për zgjerim të shqipes zyrtare në institucione shtetërore dhe më shumë të drejta për shqiptarët në përgjithësi.
“Në këtë fazë, Maqedonia ka hyrë në një aventurë dhe nuk është e qartë se si do të rezultojë”, deklaroi analisti Alajdin Demiri.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











