Lajme
Shqiptarët lanë gjurmë në shoqëritë arabe
Abedel Karim Arnaout shtroi nevojën për krijimin e një qendre kulturore shqiptare në Bejrut e cila, sipas tij, do të fillonte të ngjallte gjuhën shqipe tek shqiptarët në Lindje
Modeli i bashkëjetesës fetare tek shqiptarët mund të shërbej edhe si model në gjithë Lindjen e Mesme e cila po kalon kohë të vështira periudhën e fundit. Kështu konsideroi Abedel Karim Arnaout, udhëheqës i Qendrës Ndërkombëtare Shqiptare për Kulturë dhe Art në Bejrut të Libanit.
Arnaut ishte panelist në debatin me temën “Shqiptarët në botën arabe” organizuar në Stamboll nga Qendrën Kulturore e Republikës së Kosovës në Turqi.
Ky debat u mbështet nga Ministria e Diasporës, ku ishte i pranishëm edhe ministri Valon Murati, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Rrahim Morina, drejtori i Qendrës Kulturore, Qamil Bytyqi si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Stamboll, studentë, por edhe shqiptarë me prejardhje nga bota arabe.
Panelisti Arnaout, familja e të cilit ishte vendosur në Bejrut që në shekullin e 18-të, foli për shpërndarjen e shqiptarëve në botën arabe, por edhe për rolin e rëndësishëm që kanë luajtur shqiptarët në procesin e shtet-ndërtimit jo vetëm të Egjiptit, por edhe në Liban dhe shtetet e të tjera arabe.
Duke folur për përkatësitë e ndryshme fetare të shqiptarëve në Liban, ai theksoi se modeli i bashkëjetesës fetare tek shqiptarët mund të shërbej edhe si model jo vetëm për Libanin dhe kontekstin e tij divers fetar, por edhe për tërë Lindjen e Mesme e cila po kalon kohë të vështira.
Ai gjithashtu shtroi nevojën për krijimin e një qendre kulturore shqiptare në Bejrut e cila do të fillonte të ngjallte gjuhën shqipe tek shqiptarët atje.
Ministri i Diasporës, Valon Murati theksoi se diaspora shqiptare në botën arabe është e veçantë, dhe ndonëse janë humbur kontaktet dekadave të fundit, duhet të punohet që të rivendosen urat e komunikimit. Sië thuhet në njoftimin e MeD, Murati e ka vlerësuar të rëndësishëm rolin e tyre në historinë shqiptare, por edhe në shoqëritë arabe.
“Shqiptarët e botës arabe mund të shërbejnë si një urë lidhëse në mes të arabëve dhe shqiptarëve dhe se ky komunitet mund të luaj rol të rëndësishëm në njohjen e Kosovës nga shtetet arabe që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Murati, raporton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












