Sport
Shqiptarët kundër gjigantëve në Angli
Dita e shtunë është mjaft e rëndësishme për shqiptarët që luajnë në Ligën Premiere, pasi do të ndeshen me skuadrat e mëdha, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i Zvicrës, Xherdan Shaqiri me Stoken do të luajë ndaj Manchester Cityt. Shaqiri kishte shkëlqyer edicionin e kaluar ndaj “Qytetarëve” dhe këtë do të mundohet ta bëjë edhe sot, madje edhe kundër ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola, i cili nuk kishte shumë besim në të sa ishin në Bayern.
Mesfushori tjetër i Zvicrës, Valon Behrami me skuadrën e tij Watford do ta presë Chelsean, që është njëra nga skuadrat më të përforcuara dhe pretendente për titullin e kampionit. Behrami pritet të luajë titullar dhe me ardhjen e trajnerit të ri, Walter Mazzarri pritet të ketë më shumë minutazh këtë edicion
Granit Xhaka i cili u transferua në Arsenal gjatë verës do të ballafaqohet me kampionin e Anglisë, Leicester City. Xhaka debutoi javën e kaluar kundër Liverpoolit, duke hyrë në lojë në minutën e 65-të.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











