Kosova
Shqiptarët i kundërpërgjigjen fushatës “Kosova është Serbi”
Një fushatë online ka nisur ditët e fundit kundër Kosovës. “Kosovo je Srbije” apo “Kosova është Serbi”, është fjalia që po shkruhet nëpër kartëmonedha, e po postohen nëpër rrjete sociale, shkruan albinfo.ch.
Përmes një faqeje në Instagram, disa të rinj (serbë) po bëjnë thirrje që në çfarëdo kartëmonedhe të shkruhet “Kosova është Serbi. Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është parë në fotografi me një kartëmonedhë 100 dollarëshe, me një mbishkrim të ngjashëm. Ndaj këtij veprimi ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter.
“Me çka iu ngjason kjo fotografi? Serbia e korruptuar, diplomacia e dollarit që të ndikojë në qeveritë e huaja me qëllim që ta minojë shtetësinë e Kosovës dhe të dëmtojë të ardhmen euroatlantike të rajonit. Teksa jetëgjatësia e kartëmonedhës është rreth 15 vjet, pavarësia e Kosovës është e përjetshme”, ka shkruar Hoxhaj, përcjell albinfo.ch.
What does this image resembles to? Serbia's corrupt, dollar diplomacy to influence foreign governments aimed at undermining Kosovo's statehood & derailing region's Euro-Atlantic future. While the lifespan of a C-Note is around 15 years, Kosovo's independent statehood is eternal! pic.twitter.com/Mplh2cA70a
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 4, 2019
Ndërkaq, nëpër rrjete sociale, të rinj shqiptarë kanë nisur ta raportojnë videon dhe faqen që bënte thirrje për një gjë të tillë, dhe pas disa orësh, videoja është fshirë nga Instagrami.
Por jo vetëm, disa të rinj shqiptarë kanë nisur një kundërfushatë. Në Instagram është hapur një faqe “Kosovo is Kosovo”, në të cilën po postohen fotografi të kartëmonedhave me mbishkrimin “Kosova është Kosovë” ose “Kosova është Shqipëri”. Në këto fotografi shihet edhe flamuri shqiptar, e po ashtu, pasaporta e Kosovës e emblema e UÇK-së.
Madje, është postuar edhe një video e një mesoburri që shihet duke e puthur flamurin kuq e zi, e duke e quajtur si flamur i Skenderbeut. Burri flet në serbisht, por albinfo.ch nuk ka të dhëna të sakta për shtetësinë/kombësinë e tij.
Së fundmi, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, gjatë një deklarate i quajti kosovarët si ‘njerëz të dalë nga mali’.
Ndaj kësaj deklarate pati reagime të shumta, me ç’rast nëpër rrjete sociale kosovarët filluan një fushatë online, duke postuar fotografi nga mali, e duke shkruar “Të sapo dalë nga mali”.
Reagime pati edhe nga zyrtarë të lartë të Kosovës e të huaj. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të lejojë që kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10161699256490153?__xts__[0]=68.ARAd-ViAsGCdH5EJeEKxiWFyv5urLCnziFdjVbHlc3seQhTpVyVoIb3vHxZjPjgFeaqPsbpzglaV0PEeR3k7tYNkw85ypwHkmvEx0sltJaQx1xeEbKGFfndKCMYfkLB8F94zmOG8CAUJAvlXgdlDzYLf5kmQvfiGsPL1zf-53d1T15Q9XcZ-ixPcAMx7iZ22iKiyWWDgKHZgmTBnBpjx9Bfa-Q_Iukj6Bz2qPANo6Pn4ZmpUdEPETgf93hOo3S9djNsVsfAeh3gOEIBnoYV4UZfOWXdMSj5xVaZ45an-X1V5OUrW3G29qyZI51ujtsISWkSRhT9SM72kuDKL&__tn__=-R
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











