Lajme
Shqiptarët e Zvicrës: Nga shkatërrimi e deri tek Speak@ODA
CH-APEN vjen me tri ngjarje në muzeun më të madh të Zvicrës, në Kunsthaus Zürich
Të shtunën, më 2 nëntor hapet ekspozitë – Kosova përmes fotografisë gjatë luftës dhe sot, të fotografit të Associed Press AP, Visar Kryeziu, i cili sjell 25 fotografi të pa publikuara deri më tani nga shkatërrimet e luftës në Kosovë. Visar Kryeziu është njeri nga fotografët që ruan një arkiv të çmueshme me mijëra fotografi nga shkatërrimet, dëbimet e vrasjet gjatë luftës në Kosovë. Ai është fotografi i parë që ka fotografuar familjen Jashari dhe vrasje të tjera në Kosovë. Ekspozita e Visar Kryeziut është e para e këtij lloji në Zvicër që vjen 25 vjet pas çlirimit të Kosovës me fotografi të papara deri më tani.
“Çdo fotografi ka një histori dhe do të shfaqet me një përmbledhje informuese për vizitorët”, tregojnë organizatorët.
Kjo ngjarje do të shënohet edhe me inaugurimin e forumit Speak@ODA me eksperte të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Kështu, organizata CH-APEN, krahas ekspozitës sjell risinë me katër shqiptarë, specialistë të ekonomisë që janë në pozita të larta drejtuese të kompanive të mëdha zvicerane. Ata do të flasin për përvojën e tyre të punës para sipërmarrësve e të pranishmeve të forumit Speak@ODA, i cili do të moderohet nga gazetarja Gresa Bajrami.
Forumi SPEAK@ODA me ndërmarrje të vogla dhe të mesme
Katër djem të rinj të gjeneratës së dytë me pozita të larta në punë, në sipërmarrje të rëndësishme për ekonominë zvicerane, sjellin përvojën e tyre të punës në fushën menaxhuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
“Speak @oda është një forum inovativ i krijuar për të bashkuar vizionarë, ndërmarrës dhe figura të rëndësishme nga bota e biznesit. Duke u frymëzuar nga koncepti i lashtë i – një hapësirë për dialog dhe shkëmbim mendimesh, Speak@oda e sjell këtë koncept në një format modern”, tregojnë drejtuesit e organizatës CH-APEN.
Fokusi i këtij forumi është komunikimi i hapur, ndarja e përvojave dhe frymëzimi për përparim në fushën e biznesit dhe ndërmarrësisë, duke u kthyer kështu në qendër reference për komunitetin e fushës së biznesit dhe ndërmarrjeve. „Speak@oda forum shërben si një qendër komunikimi ku ndërmarrësit dhe liderët mund të ndajnë eksperiencat dhe idetë e tyre“, thotë iniciuesi, Dr. Gazmend Haliti.
Programi i Forumit Speak@Oda dhe referentët e dëshmuar në fushën e ekonomisë janë:
Kristian Oroshi – Founder & CEO two.jobs – Social Media RecruitingTrendet e reja në rekrutimin e personelit. Si NVM-të mund të tërheqin, punësojnë dhe mbajnë talentet më të mirë në një treg konkurrues.
Emir Dauti, Dept Agency – Digital Marketing për NVM-të (Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme). Si munden NVM-të të forcojnë dhe rrisin brendin e tyre duke përdorur strategjitë digjitale të marketingut – me këshilla praktike për NVM-të.
Jetish Haliti, CEO EW-Rümlang – Trendet në Energjetikë dhe impakti mbi NVM-të. Të dhëna të vlefshme mbi të ardhmen e energjisë, me fokus në teknologjitë e qëndrueshme dhe zgjidhjet inovative për NMV-të – Ndërmarrje të mesme dhe të vogla.
Vahit Alili, Private Equity Investor – Strategjitë e Rritjes dhe Krijimit të Vlerës për NMV-të: Këshilla praktike nga Investimet në Private Equity.
Tri ngjarjet e dy nëntorit janë pjesë e eventeve ekselente të organizatës CH-APEN, e cila edhe kësaj here sjell një program unik që promovon artin e kulturën shqiptare në nivelet më të larta të një shoqërie.
CH-APEN në një nivel tjetër të promovimit të artit dhe kulturës shqiptare në Zvicër
Ekspozita, inaugurimi i Speak@ODa dhe programi artistik në një nga muzetë më të rëndësishëm të artit në Zvicër tregon nivelin e lartë të zhvillimit të mërgatës shqiptare në Zvicër.
Muzeu Kunsthaus ka një përfaqësim të gjerë të artit evropian që nga Mesjeta e deri ne periudhën moderne, përfshirë veprat artistike si Van Gogh, Manet, Picasso dhe Munch. Fotografitë e luftës së Visar Kryeziut të ekspozitës së titulluar *Nga shkatërrimi deri tek Speak@ODA* në muzeun Kunsthaus janë një rast unik i mërgatës shqiptare për të avancuar në nivele të të njëjtës lartësi me vendasit.
Sipërmarrësit shqiptarë do të kenë privilegjin të bëhen bashkëbisedues të fjalimeve frymëzuese të katër referuesve të shquar të fushës së entreprenurshipit ku nxitet inovacioni, lidershipi dhe ndërtimi i komunitetit brenda skenës së biznesit shqiptaro-zviceran.
Program artistik me bendin e vajzave te reja „The guitar sisters“ që kanë kthyer hitet e vjetra në hitet e tyre, janë surpriza e pjesës së tretë argëtuese me një bend muzikor që na kthen në kohë të vështira por me këngë e hite te paharruara.
Programi i Eventit
Pjesa e parë
17:30 – 19:00 – Forumi Speak@Oda
Pjesa e dytë
19:30 – 19:45 – Pritja e mysafirëve dhe foto
19:45 – 20:45 – Rrjetëzimi dhe diskutime gjate ekspozitës “Nga shkatërrimi e deri te Speak@Oda” të Fotografit të njohur Visar Kryeziu
20:45 – 24:00 – Argëtim muzikor me Bendin “The Guitar Sisters”
Kjo mbrëmje përveç mundësive për rrjetëzim, ofron një mundësi unike për të mësuar nga ekspertët dhe për të përjetuar një atmosferë të pasur kulturore dhe artistike. Jemi të lumtur që do të ndajmë këtë moment të rëndësishëm me ju dhe mezi presim të krijojmë së bashku themelet për suksese të ardhshme.
Kodi i veshjes: Koktej
Biletat (ju lutemi zgjidhni vetem njeren nga dy Kategorite):
STANDARD 1: 45.00 Sfr. (Eventi i CH-APEN: Ekspozita fotografike, Mbremja muzikore, Networking)
STANDARD 2 (inkl. Speak@Oda): 45.00 Sfr.
Studentet me Student-ID: Falas (konfirmimi i pjesemarrjes ne emajl i detyrueshem: [email protected])
Te gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në Forumin Speak@ODA duhet ta zgjedhin opsionin STANDARD 2 që vlen për komplet Eventin (pjesën e parë dhe të dytë të mbremjës). Kjo është e nevojshme edhe pse çmimi është i njejtë.
Linku për rezervim dhe pjesëmarrje në eventin me tri ngjarje:
Instagram: CH-APEN
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Nëntor 2024
- Ora17:30
- LokacioniKunsthaus Zürich
- Data e përfundimit2 Nëntor 2024 - 23:30
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin


















