Shqipëria
Shqiptarët e varfër, udhëhiqen nga të pasurit
“Open Data Albania” ka zbardhur deklarimin e pasurisë të kryebashkiakëve që drejtojnë Bashkitë e Shqipërisë, disa prej tyre kanë pasuri që tejkalon shifrën 1 milion euro.
Në vend të parë renditet kryetari socialist i bashkisë së Pukës. Përpara se të zgjidhej në krye të bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka deklaruar një pasuri prej gati 6 milionë euro. Gjonaj zotëron disa apartamente, magazina, por edhe biznese, përfshirë gjysmën e hotel-turizmit në Pukë. Të gjitha këto pasuri, sipas deklarimit të Gjonajt, kanë ardhur nga aktiviteti i biznesit përpara se ai të bëhej kryebashkiak, raporton “TCH”.
Eduard Kapri, kryebashkiaku i Pogradecit, i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, renditet në vendin e dytë. Edhe pse në deklarimin e tij nuk i ka konvertuar në vlerë pronat që zotëron, kryebashkiaku i Pogradecit është pronar i 45 apartamenteve në Shëngjin, me sipërfaqe mbi 3000 metra katrore dhe 37 bodrumeve të tjera në Lezhë, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e tretë renditet kryetarja socialiste e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Zonja Bufi ka disa apartamente, trojeve dhe biznese, me vlerë totale 1.5 milionë euro. Burimi i këtyre parave, sipas deklarimit, është nga emigracioni.
Tonin Marinaj, kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, renditet i katërti në listë. Sipas deklarimit, pasuria e tij, përpara se të zgjidhej, ishte mbi 1.3 milionë euro.
Fiqiri Ismaili, kryebashkiaku demokrat i Vorës, qytetit të vogël pranë Tiranës, ka një pasuri rreth 1 milionë euro. Ai zotëron 5 apartamente, dyqane dhe një biznes imputesh bujqësore.
Në vendin e 6 dhe të 7 renditen dy figura të njohura të partisë socialiste, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini. Kryetari i Bashkisë së Durrësit zotëron një pallat 11 katësh, disa troje dhe magazina, të cilat kanë një vlerë rreth 650 mijë euro. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Elbasanit zotëron 640 mijë euro pasuri të patundshme, pjesa dërrmuese e të cilave në Fier.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










