albinfo.ch
Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
“Shqiptarët e ndihmojnë Kosovën nëse bëhen pjesë e institucioneve në Zvicër”
Në Cyrih të Zvicrës, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati ka takuar të shtunën disa nga kandidatët shqiptaro-zviceranë që kandidojnë në zgjedhjet e tetorit për parlamentin e Zvicrës.
Në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, të shtunën ishte organizuar një takim me kandidatët shqiptaro-zviceranë që garojnë në zgjedhjet nacionale të tetorit në Zvicër.
Ministri i Diasporës, Valon Murati kishte ardhur enkas nga Kosova për të inkurajuar kandidatët me origjinë shqiptare në garën e tyre zgjedhore në Zvicër.
Ftesës iu kanë përgjigjur disa nga kandidatët e CVP-së, ndërsa ministri kosovar i Diasporës, ka shprehur kënaqësinë për faktin se të rinjtë shqiptarë nuk qëndrojnë indiferent dhe kanë marrë guximin t’i hyjnë një gare të tillë zgjedhore në funksion të integrimit sa më të madh në jetën publike zvicerane.
Për mysafirin nga Prishtina aktualisht diaspora është në tranzicion, në një pikë kthese, prej fazës së mobilizimit për të ndihmuar çlirimin e Kosovës – në një fazë të integrimit dhe fuqizimit në jetën politike, si formë e mundësi tjetër e ndihmës për atdheun.
“Diaspora mund ta ndihmojë vendin e origjinës duke u bërë pjesë e institucioneve në vendin pritës. Kjo është rruga më mirë e përfshirjes në jetën publike, në këtë rast të Zvicrës. Kemi diaspora tjera si shembull që kanë ndihmuar vendin e tyre duke u bërë pjesë e shoqërive integruese e vendeve ku jetojnë dhe veprojnë. Një pjesëmarrje kaq e madhe e kandidatëve tregon se shqiptarët shumë shpejt do të jenë pjesë e institucioneve zvicerane”, tha ministri Murati
“Pavarësisht rezultateve tuaja si kandidatë në këto zgjedhje, rruga në të cilën jeni futur garanton suksese të padiskutueshme. Inkuadrimi, e eventualisht, zgjedhja e ndonjë deputeti në parlamentin zviceran përbën kulmin e integrimit të shqiptarëve në Zvicër”, porositi Murati.
Ai ka kërkuar nga shqiptarët në Zvicër që të jenë sa më të organizuar si komunitet dhe në këtë unitet të tyre të mos reflektojë raporti i partive politike në Kosovë.
Në anën tjetër të gjithë kandidatët për deputetë në Parlamentin e Zvicërs të pranishëm në këtë takim shprehën falënderimin e tyre për vizitën dhe mbështetjen e ministrit nga Kosova.
Ata gjithashtu falënderuan partitë zvicerane për mundësinë e dhënë që të jenë pjesë e listave të tyre zgjedhore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për çështjen e Kosovës.
Angazhimin e tyre e konsideruan shumë të rëndësishëm si në integrimin në jetën publike dhe atë shoqërore në përgjithësi, por edhe në fuqizimin e rolit të shqiptarëve në Zvicër dhe në përmirësimin e imazhit.
Shqipe Bajrami, njëra nga kandidatet e CVP-së në kantonin e Cyrihut, tha se ka zgjedhur këtë parti ngase politika familjare është më avancuar në këtë subjekt politik. Ajo tha se do ta ketë në fokus të angazhimit të saj politik edhe integrimin sidomos të rinjve. Politikania me origjinë nga Drenica pret edhe mbështetjen elektoratit shqiptar në Zvicër.
Qendresa Sadriu, kandidate tjetër nga CVP-ja në Bernë, tha se mobilizimi i shqiptarëve duhet të jetë më i madh në këto zgjedhje për të zgjedhur njërin nga kandidatët me origjinë shqiptare.
Pastaj ka promovuar kandidaturën e tij në ktë tubim Shpetim Xhemaili nga Soloturni. Edhe Shpetimi është kandiduar në këto zgjedhje nga të rinjtë e CVP-së. Ai thotë ta ketë gjetur veten në këtë subjekt politik për shkak se është e qendrës dhe nuk është si subjektet politike me orientim të majt dhe të djathtë, të cilat, sipas tij, vetëm i tregojnë problemet por nuk i zgjidhin.
Një kandidat tjetër në këtë takimi me ministrin e Diasporës kishte ardhur nga St.Galleni. Ai ishte 19 vjecari, Veton Rasaj. Politikani i ri premton se do të angazhohet për integrimin dhe arsimimin e të rinjve. “Pa arsimim nuk ka edhe integrim”, ka thënë Rasaj.
Përparim Avdili, politikan i FDP-së (Partia Liberale e Zvicrës), ka informuar të pranishmit për mënyrat e votimit në Zvicër.
Avdili ka treguar për mundësitë e votimit në Zvicër.
Avdili ka sqaruar se zarfi zyrtar me postë duhet të dërgohet mbrapa më së voni deri më 14 tetor ose mund të dërgohet drejtpërdrejt në kutinë postare të komunave më së voni deri 17 tetor, një ditë para zgjedhjeve.
Ky sistem është i njëjtë në tërë Zvicrën. Nëse nuk e nënshkruani zarfin me votën tuaj, atëherë vota juaj nuk vlen.
Pjesa e fundit ishte rezervuar për debatin ndërmjet kandidatëve dhe zgjedhsëve të pranishëm në këtë takim të organizuar nga Qendra Kulturore në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim