Tematike
Brezi i dytë ndihmon në faktorizimin e komunitetit shqiptar në Zvicër
Shoqata "Albansicher Verein Wil" vjen me iniciativë të të rinjve të brezit të dytë, të cilët me lehtë komunikojnë në gjuhën gjermane se në gjuhën shqipe,
“Albansicher Verein Wil” është shoqata me e re shqiptare që sapo është zyrtarizuar në qytetin e dytë më të madh të kantonit St.Gallen, në Wil. Kjo shoqatë vjen me iniiciativë të të rinjve të brezit të dytë, të cilët me lehtë komunikojnë në gjuhën gjermane se në gjuhën shqipe, shkruan albinfo.ch.
Kështu ata mbledhjet i zhvillojnë në gjuhën gjermane, protokollin po ashtu dhe kohë pas kohe kur gjermanishtja nuk u shërben ashtu si dëshirojnë, “ia krisin” edhe shqip.
Qëllimi i tyre është të organizojnë komunitetin e madh shqiptar që jeton në Wil dhe fshatrat përreth në një shoqatë që do të ishte zëri i tyre në pushtetin lokal e më gjerë.
Shoqata “Albanischer Verein Will” ka një kryesi mevajza e djem që janë rritur e shkolluar në këtë qytet dhe lidhjet e tyre me vendasit e të tjerët, janë të shkëlqyera. Qofshin ato politike, kulturore apo sportive. Vajzat e djemtë e kryesisë së shoqatës “Albanischer Verein Wil” janë politikanë, sipërmarrës, sportistë që me prezencën e tyre, duan të kontribuojnë në dobi të imazhit dhe realizimit të të drejtave të bashkëkombësve të tyre.
Logoja e shoqatës
Kryetari i shoqatës, Betim Salija, është i bindur se shoqata do t`ia dalë të jetë zë i fuqishëm i dasporës shqiptare në këtë rrethinë. “Në Wil nuk ka adresë zyrtare që përfaqëson komunitetin shqiptar. Ne duam të jemi zëri i shqiptarëve në Wil”, shprehet për albinfo.ch ferizajasi i lindur dhe i rritur në këtë qytet.
Betimi, përpos që ka biznesin e tij dhe është inxhinier me profesion, është aktiv në Partinë Socialdemokrate nga ku synon harmonizimin e qëllimeve mes komuniteteve.
“Integrimi dhe nxitja e harmonisë ndërkulturore janë dy synimet tona të mëdha”, potencon kryetari i shoqatës, Betim Salija. Ai, bashkë me përfaqësues të Lidhjes së Arsimtarëvedhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër, duan ta intensifikojnë bashkëpunimin me shkollën shqipe të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në një nivel tjetër.
Ardian Ismajli flet veçmas por potencialin e madh që ka mërgata shqiptare me banim në Wil për të qenë faktor në vendimarrjen komunale.
“Numri i shqiptarëve me të drejtë vote në Wil llogaritet të jetë rreth dhjetë për qind”, tregon ai për albinfo.ch.
“Me këtë përqindje komunitetishqiptar në Wil mund të përcaktojë lehtë numrin e ansamblistëve dhe asambleistëve që do t’i përfaqësojnë ata në pushtetin lokal”, është i bindur Ardiani në debatin që po zhvillohej mes përfaqësuesve të kësaj shoqate.
“Ne do të pozicionohemi si shoqatë me synimet tona dhe do të kërkojmë mundësinë nga komuniteti ynë të na njohin e përkrahin në rrugën tonë të integrimit e bashkëpunimit mes qytetarëve të këtij qyteti”, shton Ardian Ismajli, i cili kishte zënë vendin e vajzës së re, Xheneta Rexhepi.
Xheneta dukej nga ato vajzat që janë fjalëpak por që marrin përgjegjësi dhe janë të gatshme të kontribuojnë me zell në detyrat që marrin përsipër. Kjo mbase edhe për faktin që ajo punon në një spital të Cyrihut, ku jeta e shëndeti i njërëzve qëndron në rend të parë.
“Do të doja shumë që ne të arrinim të tregojmë e përfaqësojmë në mënyrën më të dinjitetshme vlerat tona si komunitet”, shprehet Xheneta për albinfo.ch. Ajo flet me një gjermanishte të rrjedhshme dhe nxjerr telefonin e më tregon me krenari logon e shoqatës që kanë projektuar si shenjë identifikuese për ta, duke i vënë plisin në qendër dhe në sfond disa shtëpi të vjetra që janë simbol i qytetit Wil.
“Me Plisin të gjithë do ta dinë kush jemi ne dhe me qytetin e vjetër në prapavijë, ku jemi ne”, shpjegon meentuziazëm Xheneta, e cila në krah kishte aktivisten Feride Hasani që i diskutonte me juristen Jehona Islami idetë e propozimet për një paraqitje sa më mbresëlënëse.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











