Lajme
Shqiptarët e besimit katolik në Austri kremtuan festën e Pashkëve
Për besimtarët katolikë, Pashkët janë simboli i fitores së të mirës mbi të keqen, kujtesa simbolike e ringjalljes së Krishtit pas Kryqëzimit dhe mposhtjes prej tij të vdekjes
“Me sh’net Pashkët! Krishti u ringjall!” Me këtë urim besimtarët katolikë në Austri kremtuan të dielën, për të dytin vit Pashkët Katolike në kushtet e pandemisë Covid-19. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ritet fetare dhe festa e Pashkëve u zhvillua pa praninë e besimtarëve për shkak të pandemisë, sivjet shqiptarët në Austri ndoqën Meshën e Shenjtë në kishën katolike të tyre ku çdo të diel mblidhen në Vjenë.
Për besimtarët katolikë, Pashkët janë simboli i fitores së të mirës mbi të keqen, kujtesa simbolike e ringjalljes së Krishtit pas Kryqëzimit dhe mposhtjes së tij prej vdekjes.
Në fillim të Meshës, meshtari katolik në Austri, don Nikson Shabani theksoi se e diela e Pashkëve është themeli dhe thelbi i fesë katolike, raporton albinfo.at
“Vëllezër dhe motra, jemi në të dielën e Pashkëve, që është themeli dhe thelbi i fesë sonë. Dita më e shenjtë e gjithë asaj që ne e quajmë besim katolik. Dita në të cilën shndërron i gjithë besimi dhe feja jonë. Dita në të cilën ne kujtojmë dashurinë e Zotit të flijuar për ne, dhe ditën e shëlbimit tonë, në të cilën ne nuk jemi vetëm, por Zoti është me ne, dhe ai na përcjell dhe na shtynë të ecim përpara në nder e lavd të tij dhe për shpërblimin tonë”, tha ai.
Tutje, gjatë predikimit të meshës, Don Nikson Shabani shtoi se e diela e Pashkëve është e diela më e shenjtë në të cilën qëndron dhe varet i gjithë besimi katolik.
“Çdo gjë që ne besojmë dhe kemi në fenë tonë është e varur nga kjo ditë dhe qëndron në ketë ditë, në këtë realitet në të cilën hyji i bërë njeri, ka vdekur dhe është ngjallur duke na e mundësuar shpërblimin të gjithë neve dhe atyre që besojnë”, nënvizoi ai.
Pas bekimit të besimtarëve, mesha përfundoi duke u dhuruar të gjithë të pranishmëve nga një vezë të ngjyrosur, që është edhe simbol i festës së Pashkëve.
Ndërkohë duhet theksuar se qeveria austriake gjatë tërë kohës së pandemisë ka pasur shtrëngime të rrepta të masave.
Nga data 1 prill, Bashkia e Vjenës dhe dy Bashki të tjera në Austrinë lindore kanë vendosur bllokim total duke mbyllur të gjitha dyqanet afariste (përveç atyre ushqimore dhe higjenike).
Megjithatë, ndryshe nga herët tjera kur gjatë bllokimeve totale ishin ndaluar edhe tubimet fetare, kësaj herë si duket për shkak të festës së Pashkëve janë lejuar të mbahen ato por, duke respektuar masat e rekomanduara siç janë: Mbajtja e maskave dhe distanca mes njëri tjetrit.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












