Lajme
Britani e Madhe: “Shqiptarët duhet të qëllohen dhe të vriten”
Për komente raciste, shkarkohen 5 oficerë policie në Britani
Mediat britanike shkruajnë se pesë oficerë policie janë përjashtuar nga puna për shkak të komenteve të tyre raciste, seksiste dhe homofobike, transmeton tutje albinfo.ch.
Në raport thuhet se policët e rajonit Hampshire u regjistruan duke bërë komente të turpshme për të dyshuar dhe kolegë.
Po ashtu, ata janë dëgjuar të ankohen duke krahasuar një oficer me ngjyrë me një qen të racës së përzier, për shtetasit shqiptarë kanë thënë se duhen qëlluar, ndërsa emigrantët e paligjshëm, sipas tyre, meritojnë dënim me vdekje.
Në këto përgjime është përfshirë edhe një efektiv i gjashtë, por atij i është dhënë paralajmërimi i fundit për përjashtim. Hetimi ndaj efektivëve kishte nisur që prej 2018-ës pas disa ankesave.
Gjyqtari Jason Beer tha se audioja zbuloi vlerat e paqëndrueshme të standardeve të shërbimit policor në shekullin e 21.
“Ishte një njësi raciste. Një oficer me ngjyrë akuzohej se ka shkuar në Angli nga Afrika me një arkë dhe është marrë nga Kopshti Zoologjik”, tha Beer.
Ai ka deklaruar se oficerët kanë shpërndarë foto mes njëri-tjetrit në grupe të ndryshme në platforma komunikimi.
“Ata kanë thënë se shqiptarët duhen qëlluar ose të vriten me një agjent nervor dhe se emigrantët e paligjshëm meritojnë dënim me vdekje”, transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












