Lajme
Shqiptarët duan të drejta të barabarta me serbët
Liderët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës kërkojnë të drejta të barabarta me serbët e veriut të Kosovës. Nëse nuk ka reciprocitet, nuk ka qetësi në Ballkan, thonë ata
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që të drejta e tyre politike, ekonomike dhe sociale, të avancohen në korrelacion me të drejtat e serbëve në veriun e Kosovës. Nëse nuk realizohet reciprociteti, atëherë liderët e Luginës thonë se “nuk do të rrinë duarkryq”.
Jonuz Musliu është kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LBD), një parti e cila ka mbledhë rreth vetëm të gjithë ish-guerilët shqiptarë të UÇPMB-së.
Ai ka thënë për “Zëri” se është momenti i fundit kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të angazhohen për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Është momenti kyç kur dy qeveritë (Tirana dhe Prishtina) duhet të angazhohen, jo vetëm me llafe, por të kyçen drejtpërdrejt në reciprocitetin e të drejtave të shqiptarëve…çka fitojnë serbët në veri të Kosovës të fitojnë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ndryshe nuk do të ketë rehati, nuk do të jetë e qetë Lugina…”, ka deklaruar Musliu.
Sipas tij, nëse nuk zgjidhet kjo çështje, atëherë shqiptarët nuk do të ndalen në asnjë moment dhe do të luftojnë gjerë në fund për të drejtat dhe liritë e tyre.
Ai kritikoi edhe institucionet e Kosovës që kanë vënë bllokadë për lëvizjen e shqiptarëve të Luginës, duke e krahasuar këtë liri me gjendjen e lirisë së lëvizjes në Palestinë dhe Israel.
Në anën tjetër, Riza Halimit, deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, i ka mbetur “hatri” në bashkësinë ndërkombëtare, e cila sipas tij, më shumë është koncentruar në zgjidhjen e çështjes së veriut, duke e lënë krejtësisht anash Luginën.
Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare mendon se në vitin 2001 është zgjidhur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me dhënien fund të konfliktit 18 muajsh.
Sipas Halimit është koha e fundit kur shqiptarët në mënyrë unike duhet të ndërmarrin masa që të zbatohet reciprociteti edhe për shqiptarët e Luginës. “Thjesht është një situatë kamufluese. Unë shpresoj që pas kësaj marrëveshjes në Bruksel do të duhet patjetër një qasje shumë më aktive e Qeverisë në Prishtinë’, tha ai.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













