Lajme
Shqiptarët dhe boshnjakët pa viza edhe në Zvicër
Nga 15 dhjetori shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës munden të hyjnë në zonën e lirë të Shengenit dhe rrjedhimisht, edhe në Zvicër

Duke filluar nga 15 dhjetori shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës munden të hyjnë në zonën e lirë të Shengenit dhe rrjedhimisht, edhe në Zvicër, ka njoftuar sot Qeveria Federale e Zvicrës. Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Unionit Evropian kanë vendosur më 24 nëntor lirimin nga detyrimi i vizës për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Edhe Zvicrën, si shtet anëtar të Shengenit e obligon ky vendim.
Qytetarët e vendeve të përmendura do të kenë të drejtë qëndrimi deri në tre muaj në këtë zonë. Me këtë rast ata nuk do të kenë të drejtë pune.
Një të drejtë shumë të kufizuar për punë e kanë tashmë qytetarët e vendeve të përmendura. Ajo vlen vetëm për personat me kualifikime të larta dhe për profesione për të cilat mbretëron mungesë në tregun e punës në Bashkimin Evropian dhe në vendet e EFTA-s.
E-Diaspora
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas...
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri