Shqipëria
Shqiptarët azilkërkues dëbohen nga Irlanda
Më shumë se 20 qytetarë shqiptarë dhe gjeorgjianë janë dëbuar nga Irlanda. Dëbimi pason një operacion të përbashkët që përfshin Zyrën e Migracionit (GNIB) dhe agjencitë ndërkombëtare, përfshirë Frontex, Agjencinë Kufitare të BE-së.
Rreth 19 meshkuj dhe katër femra, të gjithë të rritur, iu nënshtruan urdhrit të dëbimit nga territori i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve të lidhura me Shengen, shkruajnë mediat irlandeze. Të 23 personat, të cilëve iu ishte refuzuar azili, u nisën me avion nga aeroporti i Dublinit për në Tiranë dhe Tbilisi të Gjeorgjisë. Muajin e kaluar, kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se një numër i madh i shqiptarëve dhe shtetasve gjeorgjianë po hynin në Irlandë duke përdorur dokumente të rreme dhe më pas duke kërkuar azil.
Varadkar tha se “ne nuk mund të tolerojmë hyrjen e paligjshme” dhe shtoi se masat e sigurisë po rriteshin për të zgjidhur çështjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













