Lajme
“Shqiponjat e bardha” marrin përsipër vrasjen e Salkoviqit
Vrasjen e Shefko Salkoviqit, punonjës i KQZ-së, e ka marrë mbi vete organizata serbe me emrin "Shqiponjat e Bardha"

Siç njofton radio Evropa e Lirë, vrasjen e Shefko Salkoviqit, punonjës i KQZ-së, në fshatin Postenje të Leposaviqit e ka marrë mbi vete organizata me emrin “Shqiponjat e Bardha”. Kjo organizatë, përmes një letre të lënë në vendin e ngjarjes, ka marrë përsipër gjithashtu edhe sulmin në natën ndërmjet të shtunës dhe së dielës, ndaj një zyreje të KFOR-it danez në Zubin Potok.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, tha për Radion “Evropa e Lirë”, se policia ka marrë letrën dha ajo tashmë është bërë pjesë e hetimeve të nisura.
“Është një letër e shkruar në kompjuter edhe përmbajtja e letrës është shumë domethënëse. Mendojmë se ajo duhet të shqyrtohet. Letra po ashtu duhet të shqyrtohet edhe se sa është valide”, tha Hoti.
Hoti, nuk ka dhënë detaje të hollësishme duke thënë se ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.
“Ne ende nuk e kemi identifikuar se a bëhet fjalë për organizatë apo dikë tjetër; nuk guxojmë të paragjykojmë asgjë “, deklaroi Hoti.
Hoti ka konfirmuar se në bashkëpunim me EULEX-in, hetimet po vazhdojnë dhe se ato janë duke shkuar në disa drejtime.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri