Futboll
Shqipërisë nuk i mjaftojnë dy golat e Manajt
Kuqezinjtë U-21 janë mundur 2:3 nga Sllovakia. Për Shqipërinë, dy herë realizoi Rey Manaj
Shqipëria U-21 është mundur nga Sllovakia 2:3 në Elbasan, edhe pse ishte duke fituar në pjesën e parë, shkruan albinfo.ch.
Në minutën e 44-t, një aksion i bukur i kuqezinjve dhe një shkëmbim topi mes Cekës dhe Rey Manajt, bëri që sulmuesi lushnjar të zhbllokojë rezultatin dhe të çojë skuadrën në dhomat e zhveshjes, në avantazhin e një goli.
Në fillimin e pjesës së dytë, Spalek barazon rezultatin, pas një krosimi të ardhur në zonë, që la të shtangur mbrojtësit e skuadrës së Alban Bushit.
Gjithsesi, kuqezinjtë u kundërpërgjigjën menjëherë pas pesë minutash, kur Taulant Seferi doli bukur në krah të djathtë dhe u fut në zonë, ku shërbeu sërish për Manajt dhe ky i fundit riktheu edhe njëherë Shqipërinë në avantazh.
Me kalimin e minutave, terreni rëndohej akoma më shumë dhe kuqezinjtë filluan të japin shenja lodhjeje. Kjo u shfrytëzua nga mysafirët, që në minutën e 80-të kapën edhe njëherë në befasi kuqezinjtë dhe barazuan rezultatin.
Sllovakët, dukshëm më të freskët fizikisht në minutat e fundit, arritën të gjejnë edhe avantazhin, pas një rrëmuje në zonë në minutën e 87-të, kur Mraz dërgoi sërish topin në rrjetën e portës së Sherrit.
Përfundon 2:3 dhe tashmë Shpresat e Bushit komplikojnë tërësisht rrugën për arritjen e objektivit, që është vendi i dytë, pasi tani skuadra mbetet në vendin e pestë të renditjes, me gjashtë pikë në po kaq takime.
Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e ardhshme sërish ndaj sllovakëve, por këtë herë në Sllovaki, më 27 mars.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












