Kosova
Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut i bashkon megaparku natyror
Një park natyror i vargmaleve të Sharrit, mund të kthehet shumë shpejt në një ndër pikat më turistike malore në trevat kufitare.

Do të jetë një hapësirë e re prej 240 mijë hektarësh, e shtrirë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, duke përmbledhur gjithë bukuritë natyrore dhe diversitetin e florës dhe faunës të tre vendeve ballkanike.
Një park natyror i vargmaleve të Sharrit, mund të kthehet shumë shpejt në një ndër pikat më turistike malore në trevat kufitare.
Një mrekulli marramendëse, e cila të merr frymën, me qendër vargmalet e Sharrit, do të kthehet në një ndër parqet natyrore më të mëdha jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën.
Janë 37 liqene akullnajore në këtë vargmal. Prej tyre, 25 janë në Maqedoninë e Veriut dhe pjesa e mbetur në Kosovë. Një reflektim gri në të jeshilët, i cili përmbledh në sipërfaqen e xhamtë reflektimin qiellor të begatisë mesdhetare ballkanase.
Më mbresëlënësi, është biodiversiteti i zonës. Mbi 200 bimë endemike, 167 specie fluturash, 12 lloje amfibësh, 18 reptilë, 130 lloje shpendësh dhe 45 gjitarë autoktonë. Këto shifra, përbëjnë thuajse gjysmën e specieve gjitarë në gjithë Maqedoninë e veriut, shkruan Albanianpost, përcjell Albinfo.ch.
Kjo zonë, ka qenë prej vitesh e rrezikuar
Prerja ilegale e pyjeve ka shkatërruar një pjesë të mirë të florës. Për shkak të tyre, ka pasur në mënyrë të herë pas hershme edhe erozione në zonë. Rreth 40 mijë hektarë të mbjella me pyje janë shfrytëzuar ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.
Por, tashmë për palën maqedonase, mund të jetë një mundësi historike e rijetësimit të gjithë sipërfaqes, me projektin e “megaparkut” natyror.
Pas 60 vjetësh vuajtje ekologjike, e gjithë zona mund të rimarrë frymë, nëse projekti rezulton i suksesshëm.
Ky, është edhe një përafrim me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky i fundit, kërkon që anëtaret të kenë 12% të sipërfaqes të shpallur zonë të mbrojtur. Nëse projekti realizohet, Maqedonia e Veriut e çon sipërfaqen nga 9% që e ka aktualisht, në 13%.
Brenda parkut pritet gjithashtu të ketë ndarje zonale mbi shfrytëzimin e tij.
Jo vetëm qeveria, por edhe sipërmarrësit, e shohin këtë si një mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit të turizmit malor.
Një park, i krahasueshëm me të tjerë simotra në gjithë Evropën. Një park, nga i cili në sipërfaqe – edhe pse më pak – mund të përfitojnë edhe Kosova me Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Pfadi hap dyert për fëmijët me prejardhje migrante në Zvicër Pfadi është një nga organizatat më të njohura për fëmijë dhe të rinj në Zvicër, e...
-
Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës
-
Nga Benfica në Zvicër: Adrian Bajrami shkëlqen me Luzernin
-
Presidentja Osmani takon të rinjtë shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach
-
Projekte nga Kosova prezantohen në Simpoziumin “Integrated People-Centred Care” më 2 shtator në Basel
Jeta në Austri
-
Studimi: Kërkesa për ftohje në Austri mund të dyfishohet deri në vitin 2050 Kërkesa e Austrisë për ftohje mund të dyfishohet deri në vitin 2050, me qytetet që përballen...
-
Austri: Kërkohen ligje më të rrepta për armët
-
Austri: Mungesë stafi para fillimit të shkollës
-
2,220 € për fëmijë në vit: Arsimi si një “blerje” e shtrenjtë në Austri
-
Salzburgu teston për herë të parë “kamerat e zhurmës”