Shqipëria
Shqipëria, vendi i dytë me normën më të lartë të tatim fitimit në Ballkanin Perëndimor, faktor që sjell paga të ulëta
Shqipëria ka ndër barrat tatimore më të ulëta në Ballkanin Perëndimor, në nivelin 25.8% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).
Vendi është më i varur nga taksat e quajtura direkte si Tatimi mbi Fitimin dhe mbi të ardhurat personale apo thënë ndryshe të punësuarit, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, të cilat janë të varura nga TVSH-ja dhe akciza.
Për ekspertët, kjo është një pasojë e mënyrës si është strukturuar ekonomia, e cila rrjedhimisht prodhon paga dhe pensione më të ulëta, shkruan TCH.
“Shumica e bizneseve shqiptare janë të vogla apo të vetëpunësuar dhe nuk premtojnë për rritje pagash qoftë për vetveten dhe për punonjësit pasi nuk mund të jenë konkurrues. Ndërkohë bizneset e tjera, të cilat kanë të punësuar dhe problematikat që ka tregu jonë, edhe me presionin e pakësimit të punonjësve, politika që nuk i ka mëshuar edukimit profesionale dhe aftësimit të tyre dhe nga ana tjetër mënyra si është konceptuar barra e taksave për ndërmarrjet që duhet të ishin në pararojë ka prodhuar këtë lloj qasje që nuk ka stimuluar as rritjen e pagave dhe as të kontributeve”, tha Eduart Gjokutaj, përcjell albinfo.ch.
Sipas raporteve, norma e lartë e tatimit në fitim nuk ka sjellë efektivitet në rritjen e të ardhurave dhe faji qëndron tek informaliteti i lartë dhe ndryshimi i shpeshtë i politikës fiskale.
“Shqipëria synon të jetë një vend konkurrues në rajon aq më tepër me nismat e Ballkanit të Hapur, që përfshijnë lëvizshmërinë e fuqisë punëtore dhe në këtë mes norma tatimore duhet të jetë një histori e mbyllur për të bërë qoka politike në funksion të vetvetes dhe në dëm të ekonomisë dhe familjeve. Sfida kryesore vijon të mbetet lufta ndaj informaliteti që vazhdon të rrudhë qoftë bazën tatimore, qoftë të ardhurat”, shtoi Gjokutaj.
Sa i përket shpenzimeve publike, Shqipëria ka pasur më pak investime kapitale se të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të kaluar, ndërsa është evidentuar normë e ulët e shpërndarjes së taksave për atë që quhet mbrojtje sociale, ku ndikim ka edhe niveli i ulët i mbledhur i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









