Lajme
Shqipëria vazhdon të plaket
Drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergj Filipi tha se deri në vitin 2027, rritja natyrore do të bëhet negative, pra numri i vdekjeve do të kalojë atë të lindjeve
Statistikat e fundit demografike tregojnë se popullata në Shqipëri po vazhdon të plaket, ndërsa përveç migrimit permanent edhe numri i vdekjeve po vazhdon të rritet. Kështu është thënë të enjten në një konferencën me temë, “Analiza e të dhënave të Censusit”-it të vitit 2011, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave, Gjergj Filipi u fokusua në shifrat e INSTAT-it kryesisht në strukturën e punësimit, migracionit dhe zhvillimit demografik.
“Parashikimet tona, të cilat kryhen duke parë tendencat e dekadës së fundit, tregojnë se popullsia e Shqipërisë do të jetë në rënie nëse ritmet e emigrimit dhe lindshmërisë do të mbeten njësoj. Bazuar në projeksionet e reja të popullsisë në vitin 2027 , rritja natyrore do të mund të bëhet negative, pra numri i vdekjeve do të kalojë atë të lindjeve”, tha Filipi.
Të dhënat e censusit të vitit 201 1 kanë kaluar tashmë në një tjetër çështje tjetër që synon nxjerrjen e parashikimeve të rëndësishme që lidhen me popullsinë.
Kryeministri tha se, statistikat janë sytë e shtetit, dhe një qeveri që nuk bazohet te statistikat është qeveri që sjellë pasoja kolosale. “Statistikat janë sytë e shtetit, dhe një qeverisje që s’ka ndjeshmëri është pa sy, një qeveri që nuk bazohet te statistikat sjellë pasoja me kosto kolosale për një gjeneratë”, tha kryeministri.
Rama ka falënderuar qeverinë zvicerane për mbështetjen që i ka dhënë qeverisë për të trajtuar shifrat aktuale.
“Dua të falënderoj qeverinë zvicerane për mbështetjen që i ka dhënë qeverisë, për të trajtuar shifrat shqiptare dhe besoj se, bashkëpunimi me qeverinë zvicerane do t’i japë besueshmëri sfidës për të qenë në lartësinë e kërkesave, e cila funksionon fale qeverise zvicerane”, deklaroi ai.
“Jam i bindur se partnereve të tjerë i duket e ekzagjeruar kjo që thash ne lidhje me qeverinë zvicerane. Sot ne kemi te dhëna te censusit në faqen oline të INSTAT-it”, tha Rama duke përmendur edhe reformën e pensioneve që, sipas tij, është një reformë e konsoliduar.
“Reforma e pensioneve që tanimë e kemi të forcuar të kryhet një herë e më pare ne rrugën që kemi zgjedhur për ta kryer këtë reformë për arsye të politikës. Nëse këto shifra i lidhim me shifrat e papunësisë ne kemi nevojë të kuptojmë sesi ndikojnë në strategjinë e nxitjes së punësimit”, deklaroi ai.
Ndryshe, më 1 tetor 2011, popullsia rezidente e Shqipërisë ishte 2 8 milionë banorë. Sipas statistikave vihet re një rënie në numrin e popullsisë afërsisht prej 8 për qind në krahasim me Censusin e vitit 2001, ku popullsia e numëruar ishte mbi 3 milionë banorë
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












