Lajme
Shqipëria uron Atifete Jahjagan
Personalitete të politikës në Shqipëri kanë përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së Kosovës

Personalitete të politikës së Shqipërisë kanë përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ata e kanë cilësuar këtë moment si historik, që për herë të parë në krye të shtetit të Kosovës do të jetë një grua me integritet të lartë profesional dhe tepër të respektuar.
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i uroj suksese homologes, Jahjaga dhe shprehu bindjen se raportet e shkëlqyera që ekzistojnë mes vendeve tona do të thellohen më tej.
“Në emrin tim dhe të gjithë popullit shqiptar, uroj që të keni sukses të plotë në detyrën tuaj të lartë për të përballuar të gjitha sfidat që ka Republika e Kosovës drejt rrugës së përbashkët të integrimit të plotë euroatlantik”, theksoi Bamir Topi. Kryeministri, Sali Berisha vlerësoi se kontributi i Presidentes, Jahjaga do të jëtë i rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve te Kosovës dhe garantoi se Shqipëria është e angazhuar maksimalisht që dy vendet të shndërrohen në faktor stabiliteti në Ballkan.
“Dëshiroj t’ju siguroj për angazhimin tim dhe atë të qeverisë shqiptare për forcimin më tej të mardhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes të dy vendeve tona dhe për të shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm në shembullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit në rrugën e paqes dhe prosperitetit, jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik”, thuhet në mesazh urimin që Kryeministri i Shqipërisë i ka dërguar Presidentes, Jahjaga, të cilës i ka bërë një ftesë për të vizituar sa më shpejt Tiranën.
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli përgëzoi liderët e Kosovës për pjekurinë politike që treguan, duke vënë interesat e popullit mbi gjithçka, ndërsa e konsideroi zgjedhjen e Atifete Jahjaga si një shenjë e lartë emancipimi ndaj grua.
“Unë gjej rastin të përgëzoj liderët politikë të Kosovës që treguan pjekuri dhe emancipim për të vënë interesat e vendit mbi çdo gjë dhe përballuan me sukses këtë sfidë në të mirë të popullit të Kosovës, për të vazhduar reformat dhe perspektivën evropiane te vendit tuaj. Por mbi të gjitha unë jam e lumtur që Kosova në shenjë të lartë emancipimi ka sot një presidente grua Dhe gratë dinë të bëjnë më të mirën për vendin e tyre”, ka pohuar Jozefina Topalli.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”