Shqipëri
Shqipëria vijon rritjen turistike
INSTAT: Mbizotërojnë shtetas nga Europa dhe Azia
Duket se Shqipëria po vijon të regjistrojë rritje të turistëve edhe gjatë vitit 2023. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1 milion turistë, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, tregohet se vetëm për muajin mars në Shqipëri kanë hyrë 39.2% më shumë shtetas të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë muajit të kaluar në vendin tonë kanë hyrë 384 mijë turistë.
Të huaj që kanë vizituar më shumë Shqipërinë janë nga Azia. Sipas INSTAT ka një dyfishim të numrit të tyre në raport me një vit më parë. Rritje të turistëve të huaj ka edhe nga Europa Jugore dhe Qendrore. Turistët nga Spanja, Italia dhe Polonia janë vizitorët më të shumtë.
Sipas INSTAT, në mars 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është ai i Evropës me 369.935 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 8.952 dhe 2.183 shtetas.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










