Lajme
Shqipëria, tregti e lirë edhe me 4 vende të EFTA-s
Prej dy muajsh ka hyrë zyrtarisht në fuqi një marrëveshje e tregtisë së lirë që heq barrierat tregtare mes Shqipërisë dhe katër vendeve të zonës EFTA, si Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni.
“Në vitin 2010 eksportet përbënin 4.2 për qind të totalit, duke treguar potencialin për të eksportuar më shumë. Kjo marrëveshje do të krijojë më shumë mundësi për të rritur eksportet në vende të tjera”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Nasip Naço.
Në dy vjet eksportet shqiptare drejt 4 vendeve të EFTA-s janë rritur me mbi 15 herë, duke arritur në 50 milionë dollarë. Ambasadorja zvicerane në Tiranë, Ivana Enzler tha se tregtia e lirë do jetë në përfitim të të dyja palëve.
“Vendet e EFTA-s kanë lidhje të shkëlqyera me Shqipërinë. Qëllimi i këtij seminari është të shohë mundësitë e reja se si bizneset shqiptare mund ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë marrëveshje për të përfituar nga ajo. Sidomos ato të sektorit të bujqësisë, në të cilin Shqipëria ka një potencial të madh”, ka pohuar Enzler, transmeton TCH.
Shqipëria eksporton drejt vendeve të EFTA-s kryesisht produkte të industrisë së fasonit dhe importon makineri, duhan e produkte farmaceutike.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











