Shqipëria
Shqipëria sot në heshtje zgjedhore
Ndonëse mbrëmë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë në Dibër dhe disa vende të tjera ku pati pjesëtarë të policisë dhe protestues të lënduar sot në Shqipëri është heshtje zgjedhore edhe pse data e nesërme e zgjedhjeve është shtyrë nga Presidenti, Ilir Meta, por mbajtje e zgjedhjeve lokale nuk ka hequr dorë Partia Socialiste, transmeton albinfo.ch.
Mesnata e së premtes shënoi fundin e fushatës dhe nisjen e heshtjes zgjedhore në Shqipëri. Një proces zgjedhor ky aspak i zakonshëm për rrethanat e krijuara dhe bojkotimin e saj nga opozita.
Një ditë përpara zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor, ndalon çdo parti të bëjë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve.
Vetëm administruesit e procesit të certifikuar nga KQZ janë në detyrë në ditën e heshtjes zgjedhore për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit në qendrat e votimit.
Megjithatë, situata ka qenë e tensionuar në Shqipëri për shkak të mospjesëmarrjes së partive opozitare në zgjedhjet lokale.
Me gjithë thirrjen e shumta të ambasadave për uljen e tensioneve dhe shmangën e dhunës të dielën në Shqipëri sipas shumë analistëve pritet të ketë përplasje dhe dhunë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












