Shqipëria
Shqipëria, shpenzimet më të larta për ushqime në Evropë
Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia e vendit për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime, përcjell albinfo.ch.
Sipas Monitor, pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me16.5%.
Vetëm për bukë dhe drithëra Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Evropë, nga 1.1% që është mesatarja e BE-së dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).
Të dhënat e Eurostat tregojnë se mesatarja e shpenzimeve të Bashkimit Evropian për ushqime është vetëm 6% e PBB-së (pothuajse aq sa shqiptarët shpenzojnë vetëm për bukë), ku më e ulëta është në Luksemburg dhe Irlandë, përkatësisht me 2.8 dhe 2.6% të PBB-së (shih grafikun e parë).
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për ushqime në Shqipëri ishin 1,208 euro në vit, më të lartat në rajon, sipas Eurostat. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për ushqime në vlerë absolute, pasi është më i shtrenjtë (mesatarja e BE-së është 1,764 euro), por për shkak të të ardhurave të larta, kjo nuk rëndon në xhepat e tyre.
Po sipas Eurostat, rezulton që Shqipëria ka bërë hapa pas vitet e fundit, teksa shpenzimet për ushqime janë rritur në vite, nga 28.2% e PBB-së në 2007-n, në 32.4% në 2016-n.
Janë pikërisht të ardhurat e ulëta ato që bëjnë që konsumatorët shqiptarë të shpenzojnë më shumë për ushqim e pije joalkoolike, dhe më pas të mendojnë për shëndetin, energjinë, argëtimin, veshjen, ngrohjen, etj.
Po sipas Eurostat, Shqipëria renditet një nga vendet e fundit në Evropë për sa u përket të ardhurave për frymë, që në 2016-n u ul në 29% të mesatares së BE-së, e fundit në rajon.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











