Kosova
Shqipëria shënon rekord të remitencave por s’arrin të kalojë Kosovën
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitencave që hynë në Shqipëri vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë të dekadës së fundit.
Sipas Eurostat, remitencat arritën vlerën e më shumë se 1.2 miliardë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Vlera e raportuar nga Eurostat u referohet remitencave të matura si dërgesa apo transferta personale dhe të ardhurave të punonjësve nga puna jashtë vendit.
Punësimi jashtë vendit përfshin punësimin sezonal, atë afatshkurtër si dhe të ardhurat e punonjësve ndërkufitarë apo në distancë.
Megjithatë, Shqipëria është poshtë mesatares së rajonit të Ballkanit Perëndimor, për sa i përket peshës që remitancat kanë kundrejt ekonomisë së vendit. Për vitin 2022, mesatarja e vlerës së remitancave kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto për vendet e Ballkanit Perëndimor ishte pranë nivelit të 10.5% (matur si mesatare e thjeshtë e raportit për 6 vendet e rajonit), transmeton monitor përcjell albinfo.ch.
Të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se vendi me varësinë më të madhe nga remitencat në Rajon ngelet Kosova. Për vitin 2022, remitancat përbënin 17.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Vijon Mali i Zi, me 13.3%, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina, me 10.2%. Shqipëria renditet në vendin e katërt, me një vlerë remitancash sa 9.2% e PBB-së së vendit.
Vijon me diferencë të ngushtë Serbia, në masën e 9% të PBB-së, ndërsa mbyll renditjen Maqedonia e Veriut, me 3.4% të PBB-së.
Vlerësohet se burimi kryesor i remitancave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Rajonit janë vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat tregojnë që Bashkimi Europian është një burim shumë i madh dërgesash për vendet jashtë Unionit.
Vitin e kaluar, transfertat personale nga BE drejt vendeve jashtë BE-së arritën në më shumë se 43.5 miliardë euro, në rritje për të gjashtin vit radhazi vit radhazi, me 14% më shumë krahasuar me vitin 2021.
Vala e re e emigrimit e dekadës së fundit i ka dhënë shtysë një cikli të ri të rritjes të remitancave, që ngelen një burim i rëndësishëm për të ardhurat e familjeve shqiptare dhe një zë me peshë të konsiderueshme në bilancin e pagesave të vendit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e remitancave ka vazhduar edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2023. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve dhe të ardhurat nga puna arritën në 1.05 miliardë euro, në rritje me 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










