Shqipëria
Shqipëria, ndër vendet e para në Evropë për nga numri i vjedhjeve
Shqipëri, numri i vjedhjeve në vitin 2018: për 100 mijë banorë, kishte 88 vjedhje
Shqipëria renditet në listën e 6-të si një ndër vendet me normën më të lartë të vjedhjeve në Evropë.
Sipas të dhënave nga INSTAT, numrin e vjedhjeve në vitin 2018, për 100 mijë banorë kishte 88 vjedhje.
Po ashtu, numri i veprave penale vjedhje gjatë 2018-s ishin 2519, ku përfshihen: vepra penale të vjedhjeve të banesave me 1218 vepra penal; vjedhje të automjeteve me 252 vepra penale; vjedhje të bizneseve 592 vepra penale; vjedhje gjatë detyrës me 70 vepra penale dhe tentativat e vjedhjeve me 383 vepra penale.
Nga ana tjetër, në Bashkimin Evropian numrin më të lartë të vjedhjeve për 100 mijë banorë e mban Belgjika, ku sipas të dhënave të Eurostat, janë kryer 167 për çdo 100 mijë banorë. Nëse shkoni në Belgjikë të porosisin kudo të mos ia ndani sytë çantës dhe këtë njoftim e gjen dhe në pjesën më të madhe të hoteleve.
Gjithashtu në vend të dytë u rendit Franca, ku sipas të dhënave të fundit të vlefshme kishte 150 vjedhje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 132 vjedhje për 100 mijë banorë dhe Portugalia me 115 vjedhje/100 banorë.
Gjatë periudhës 2011 dhe 2017, vjedhjet e regjistruara në BE ra me 24%, nga 522 mijë në 396 mijë vjedhje. Në kontrast, numri i vjedhjeve shënoi rritje me të paktën 4% për periudhën 2008-2017.
Në Bashkimin Europian mesatarja e vjedhjeve për 100 mijë banorë përllogaritet të jetë 51 gjatë 2017-s.
Në Gjermani dhe Holandë, numri i vjedhjeve për 100 mijë banorë ishte 47.
Vendi fqinj, Italia, ka të njëjtin nivel vjedhjesh me mesataren e BE-së prej 51. Ndërsa në Greqi numri i tyre është më i ulët, ku sipas Eurostat përllogariten jo më shumë se 40 vjedhje.
Normat më të ulëta janë renditur në Sllovaki dhe Hungari, me një normë prej 9 vjedhjesh për 100 mijë banorë, ndjekur nga Sllovenia me 12 vjedhje/100 mijë banorë, si dhe Qipro dhe Islanda me 14 vjedhje për 100 mijë banorë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












