Lajme
Shqipëria refuzon pjesëmarrjen në OBI
Kryeparlamentari Ilir Meta i ka dhënë përgjigje negative ftesës së Organizatës për Bashkëpunim Islamik për pjesëmarrje në sesionin e 9 që mbahen në Teheran
Qeveria e Shqipërisë ka refuzuar pjesëmarrjen e sivjetshme në Sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që do të zhvillohet më 18-19 shkurt në Teheran të Iranit. Në Tiranë, mospjesëmarrja arsyetohet me mungesë buxhetor.
Kryeparlamentari Ilir Meta është ai që i ka dhënë përgjigje negative ftesës për pjesëmarrje në këtë konferencën e OBI-it, dërguar nga homologu i tij iranian.
Kjo do të thotë se, Shqipëria nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht në mbledhjen e vendeve anëtare të OBI-së.
Përgjigjja negative është justifikuar me “kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të agjendës të ngjeshur politike”. Këtë fakt e bën të ditur Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni, citon “Shekulli”.
Ndryshe, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në sesionin e 7-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku madje është nderuar dhe me një çmim të veçantë.
Shqipëria rezulton duke nisur nga viti 1992 si një nga vendet me të drejta të plota të Organizatës Islamike për Bashkëpunim.
Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por Parlamenti Shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













